Ditë e trishtë për familjen e futbollistit legjendar Francesco Totti. Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, babai i ish-kapitenit të Romës, Enzo Totti.
Ai u shtrua në spitalin Spallanzani pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen edhe për shkak të një patologjie regressive, por gjithashtu kishte probleme të tjera, përfshirë dhe diabetin.
Me anë të një postimi në Twitter, klubi i Romës ka ngushëlluar familjen e ish kapitenit të tyre.
Ciao Enzo ❤️
Il nostro abbraccio va a Fiorella, Francesco, Riccardo e a tutta la famiglia @Totti #ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 12, 2020











