Drejtori i përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, i cili ka qene dhe minister i Brendshem, Stefan Cipa, e ka fituar betejën me Covid-19.
Ditën e sotme mësohet se Cipa pas 14 ditësh në karantinë është shëruar, shkruan Gazeta Tema.
Kujtojmë që situata në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit është e rënduar.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit e kishin humbur jetën nga Covid 5 persona, ndërsa u shënuan 112 raste të reja.
/e.rr