Prej pak ditësh shqiptari 36 vjeçar kishte blerë një lokal në shumën e 20 mijë eurove në Varese të Italisë, me para të thata në dorë… pikërisht ky element ka alarmuar policinë e cila ka ndjekur më pas të riun.
Pas disa ditësh, është gjetur vendi ku ai “ruante” ato që i sillnin të ardhurat, në kushtet kur ai nuk rezultonte i punësuar në asnjë vend.
Një garazh dhe një apartament ku ishin rreth 80 kg marijuanë dhe 2 kg kokainë e pastër.