• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte goditja e fundit por…” Gardisti rrëfen grabitjet

by A R
22/03/2017 16:39
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vendosa të vidhja pikat e karburanteve, sepse kisha borxhe. Shokët më kërkonin paratë dhe unë kisha turp t’i thosha babait. Nën kërcënimin e një arme lodër, shitësit të njërit prej karburanteve i mora 400 mijë lekë të vjetra. Me një pjesë të tyre lava borxhet, ndërsa me pjesën tjetër të parave luajta në skedina…”

Kështu e nis dëshminë e tij përpara hetuesve, Geraldo Guci, ish-ushtar profesionist në Gardën e Republikës, i cili ka pranuar se ka kryer 4 grabitje në Tiranë. Ai ka shprehur pendesë të thellë për veprimet e kryera dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën sesi ka vepruar.

“Me 3 shtator 2016 vendosa te vjedh një karburant në rrugën “Myslym Shyri”. Isha jashtë shtëpisë për kafe dhe u nisa në drejtim të pikës së karburantit rreth orës 01:30. Shkova tek makina që e kisha parkuar tek 21 dhjetori dhe ndërrova rrobat. Vesha një bluzë me ngjyra, një kapuç të kuq, një palë tuta treçerekëshe të zeza dhe atlete blu. Vura në brez një pistoletë lodër, plastike me ngjyrë të zezë, e cila në pamje të parë dukej e vërtetë. Nga “21 Dhjetori” deri tek karburanti eca më këmbë nëpër rrugica të lagjes.

U fsheha tek disa shkallë pallati për disa minuta dhe vura një shami në fytyrë për të mos u identifikuar. Shitësi ishte duke luajtur në celular. Me shpejtësi i drejtova pistoletën lodër dhe i thashë ‘Lekët shpejt!’. Ai më dorëzoi lekët. Rrobat që përdora në ngjarje i hodha në kazanët e plehrave”, rrëfen ai.

Duke u ndalur tek grabitja e fundit, ish-ushtari profesionist ka këmbëngulur se pas saj kishte vendosur të tërhiqej dhe të mos kryente më veprime të tilla.

“Me datë 16 tetor 2016 ishte hera e fundit që do të bëja këtë veprim, pasi borxhet i shleva. Unë vendosa se nuk do të vidhja më kurrë dhe rrobat i hodha bashkë me pistoletën lodër”, ka thënë ai.

Po si u zbulua Geraldo Guci nga policia? Një pakujdesi e tij, u mjaftoi uniformave blu ta identifikonin atë si grabitës. Një telefon celular që kishte vjedhur në një nga pikat e karburanteve, Guci e kishte ndezur në ambientet e Parlamentit, ku ishte planizuar me shërbim. Policia gjurmoi GPS e Iphone 6 dhe ra në gjurmët e ish-ushtarit profesionist, duke e çuar atë në pranga. Aktualisht Guci po gjykohet nga drejtësia për krimet e kryera. /BalkanWeb/

Next Post
Dhunimi i Ledri Vulajt, dëshmon në Gjykatë, Getoar Selimi

Dhunimi i Ledri Vulajt, dëshmon në Gjykatë, Getoar Selimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In