• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte frymëzuesi i klasës”, Gonxhja tregon njohjen me Edi Ramën: Ja pse u largova nga PD…!

by Java News
15/01/2024 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Gonxhja, i cili sot ka marrë detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

Gonxhja për “Opinion” ka treguar njohjen me Ramën, në kohën kur ai ishte pedagog, ndërsa Gonxhja ishte student.

“Jam njohur në vitin e parë të universitetit, të shkollës së arteve. Ai ishte pegadog, ishte frymëzues i klasës, i auditorit, i ambjenteve tona. Kërkonim ndryshime ekonomike në vend, politika të reja ekonomike.

Nuk është miqësor në kuptimin e një miqësie të pavarur nga ambientit. Ambienti ynë, arti jetesa, kushtet e vështira. Ne donim të ndryshonim realitetin. Mbaj mend një herë që vraponim nëpër Tiranë pas IFA-ve të shpërndarësve të furnizimimeve të MAPO-ve dhe ku atletet si modë thonin që do i çonim në një një MAPO dhe i çonin në një tjeter, që të mos vërshonin njerëzit. Dhe në 2 të natës, vraponim për të parë se ku do të shkonin atletet”, tregoi ai.

Sot ministër i PS, Blendi Gonxhja tregon pse u largua nga PD

Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gonxhja në “Opinion” është shprehur se ka qenë zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për t’i besuar ministrinë e ee, pa e biseduar me të më parë.

“Jo nuk ka qenë e biseduar me mua. Them që ka ardhur në mënyrë të natyrshme, duke parë këtë vokacion mendoj dhe duke parë që… siç themi t’i gjejmë punës njeriun…Është marrë shembull nga ajo që është bërë”, tha Gonxhja.

Ai po ashtu është pyetur nga Blendi Fevziu se përse u largua nga Partia Demokratike, ndërkohë që ka qenë një nga themeluesit e kësaj partie, si dhe një nga 5 studentët e komisionit nismëtar asokohe.

Ai tregoi se nga PD është larguar në 1991, teksa tha se sot i jep të drejtë atij vendimi pasi personat që e kanë drejtuar atë parti nuk menduan për interesat e vendit, por për interesat e tyre.

“Sepse ai nuk ishte ambienti për asnjë çast nga momenti që ne u mblodhëm dhe forumet e para u krijuan, nuk ishte ambienti. Besoj që ngjarjet, faktet e Shqipërisë së vitit 1992, ’94, ’96, ’97, ’98, gjithë ato që kanë ndodhur më pas, Janar 2021, kanë vërtetuar që personazhet, nuk po përmend emra, nuk kanë menduar ndonjëherë që ta vendosin vendin para interesave të tyre.

Unë mendoj se ata që na dëgjojnë kur shikojnë ngjarjet sot, të 2023, mendoj se në raport me atë PD, me ato personazhe që e morën në dorë që në fillim të vitit 1991 nuk kishte të ardhme dhe mendoj se duhet të më japin të drejtë që jam shkëputur në Janar të ’91 dhe pastaj më vonë kam parë që të gjithë ata që ju i njihni, Gramozin, etj., që u munduan, u munduan, më gjatë se ne, pak vite, pak muaj, një mandat, apo dy mandate më vonë, të gjithë janë përzënë nga Partia Demokratike në mënyra të dhunshme, në mënyra jo demokratike”, tha ai ndër të tjera./m.j

Next Post
Zjarr gjatë natës në katin e 9-të të pallatit të Fier, fqinjët shpëtojnë të moshuarin

Zjarr gjatë natës në katin e 9-të të pallatit të Fier, fqinjët shpëtojnë të moshuarin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Vetem viti 2025 eshte viti i shqiptarve e i SHqiprise,Ne zgjedhjet e vitit 2025,qe behen per here te pare ne SHqipri.Do jene zgjedhjet e para qe do behen ne SHqipri te lira e demokkratike,per here te pare mbase 81 vitesh.Populli do largoje nji here e pergjithmone komunistat,spiunte e hajdutet e kriminelte qe kane dominuar me dhune politiken shqiptare.Per here populli do fitoje mbi kriminelte e dhunshem qe vollen,plackiten e vrane shqiptaret e pa fajshem.Vota e popullit ne zgjedhjet e vitit 2025 pere here te pare ne historine e vendit tone do monitorohet nga vete populli.Nuke do te lene me te vjedhin,e te blejne votat sic kane bere ne 81 vitet e me parshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In