Një 50-vjeçar me iniciale A.P. është aksidentuar në punë në një objekt në ndërtim në zonën e Kasharit.
Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/b.h