• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristianin para se ta ekzekutonin

by Os De
05/09/2025 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së enjtes, qyteti i Shkodrës u trondit nga tjetër atentat mafioz. I riu Kristian Kola, teksa qëndronte jashtë ambienteve të një lokali te “Kinema Republika”, u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona me motor.

Si pasojë e plagëve të marra 34-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 22:30, ku dy autorët me motor dhe skafandra në kokë iu afruan Kolës, i cili ishte duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit dhe hapën zjarr ndaj tij.

Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi “skëterrë”, ndërkohë që trupi i Kristianit i bërë “shoshë” nga plumbat mbeti në bulevard.

Burime për mediat bënë me dije më herët se plumbat e kapën të riun në pjesën e gjoksit dhe fatkeqësisht rezultuan fatale. Po ashtu, nga informacionet e siguruara nga Policia e kryeqendrës së veriut, Kola nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Ky fakt është konfirmuar së fundmi edhe nga gazetari Arben Çokaj i cili njihte nga afër 34-vjeçarin. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Çokaj shkruan se Kristiani ishte një djalë i  mirë dhe se nuk merrej me punë të dyshimta.

Sipas gazetarit, ai së bashku me të atin kishin një firmë ndërtimi dhe se përgjatë këtyre ditëve ishin duke shtruar me pllaka përreth Kinemasë Milenium, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Madje, jo më larg se një ditë para se të ndodhte atentati, Çokaj ishte takuar me 34-vjeçarin ku ky i fundit i kishte treguar dhe dëshirën e tij për të blerë një makinë.

“Sonte, një motor me 2 njerëz kalojnë te Hotel Golden Palacë, ku po rrinte aty jashtë Kristian Kola, 34 vjeç dhe e vrasin në vend, rreth orës 22:30…

Sa e lirë dhe e pavlerë është jeta këtu në Shkodër e në Shqipëri. A do reagoni o njerëz një ditë, para se të shuheni? Si vritet tjetri kot së koti ashtu?!

Kristianin ka kohë që e njoh, djalë shumë i mirë, nuk e di se është marrë me punë të dyshimta, me të atin kishin një firmë ndërtimi, dhe këto ditë ishin duke shtruar pllakat përreth Kinemasë Milenium në Shkodër, aty përballë ku i ndodhi edhe kjo ngjarje kaq e tmerrshme. Dje në drekë Kristiani më tha se jam ba me ble një makinë të re dhe ashtu bëmë humor pak.

Uroj që vrasësit e ata që qëndrojnë pas këtij krimi makabër të gjenden sa më shpejt nga policia! Kanë luajtë mendsh njerëzit, merruni more vesh, pse vriteni kështu, o tupa! Vëreni trurin në punë se nuk është turp”, shkruan ai.

Prej mbrëmjes së djeshme Shkodra është futur në shtetrrethim, ku forca të shumta Policia kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetit verior dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Mësohet se zona ku dhe ndodhi atentati është e mbuluar me kamera sigurie, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të rënë në gjurmën e autorëve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi Policia mbrëmjen e djeshme.

Next Post
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

A do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë? Flet Flutura Açka: Kam një kontratë shumë të fortë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In