• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISHSH: Ka probleme me higjienën në shkolla e kopshte

by
31/08/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të viti të ri shkollor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka inspektuar të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet, konviktet dhe bibliotekat, ku ka konstatuar shkelje për sa i përket kushteve higjienosanitare.

“Kemi inspektuar mbi 637 shkolla, 174 kopshte dhe 185 çerdhe, por edhe të gjitha universitetet e bibliotekat në shërbim të studentëve dhe nxënësve të shkollave. Kemi vërejtur shkelje të rregullave higjienosanitare, mungesë të hapësirave të duhura për mësimdhënie, në mënyrë të veçantë mungesë të ujit të rrjedhshëm, e në të njëjtën kohë edhe lagështirë e mungesë të suvatimeve, apo papastërti të tjera”, tha Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH-së.

Sipas zotit Deda, në lidhje me këtë situatë janë vënë në dijeni kryeministri, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, si dhe të 61 kryetarët e bashkive, që kanë në territoret e tyre institucionet, ku janë hasur probleme.

Ndonëse ka probleme, Deda shton se, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e ndonjë shkolle, pasi drejtuesit e bashkive kanë marrë përgjegjësitë e tyre për të marrë masat deri në filllim të vitit të ri shkollor.

“As edhe një shkollë nuk është në gjendje të hapë dyert e të kryejë misionin e vetë të mësimdhënies, sikurse edhe kopshtet apo çerdhet, përkundrazi, ne i kemi ndjekur dhe kemi lënë detyrat e para në muajin maj. Tashmë kemi bërë inspektimin e dytë nëpër të gjitha këto institucione dhe kemi vërejtur se janë plotësuar një pjesë e kërkesave. Pjesa tjetër është detyrë e menjëhershme e kryetarëve të bashkive, të cilët janë informuar mbi këtë çështje. Kam bindjen se deri në datën 15 shtator, kur fillon edhe viti i ri shkollor, ashtu sikurse kur të fillojë viti i ri akademik për universitetet, gjithçka do të jetë e përfunduar”, u shpreh Eltar Deda.

Probleme janë konstatuar në tualetet e disa shkollave,mungesë e ujit të rrjedhshëm, lagështirë në klasa e të tjera. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka në tagrin e tij që, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve që janë lënë me shkrim – jo vetëm drejtuesve të shkollave, por edhe kryetarëve të bashkive, – të bëjë mbylljen e tyre, si dhe të penalizojë me gjobë këta të fundit.

/ Top Channel

Next Post

Jahjaga: Kosova e përkushtuar të ndërtojë të ardhme prosperuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com