Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë, e cila ishte e bllokuar prej orës 17:00 të së dielës.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi dhe e gjithë kjo situatë sipas palës greke ka ardhur për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset e vendit fqinj që janë prekur prej reshjeve të borës.
Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë për orë të tëra qëndruan në pritje për të kaluar drejt vendit fqinj, shkruan A2 CNN.
Nga policia greke janë lejuar të kalojnë drejt vendit të tyre gjatë këtyre orëve vetëm veturat edhe ato të pajisura me zinxhirë.
Njoftimi i Policisë:
Kapshticë/Njoftim shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se:
Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë.