• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishat me ishat

by Frrok Çupi
18/03/2022 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dje, më duket dje, u largua ish politikani Brok; erdhi dhe iku si ‘Ish’. Më shumë se ‘politikë’ ky qe akti i fundit e një teatri të vjetër. Na e çuan jetën nëpër skena të grisura dhe vjetërsira. Më duket se do të kthehet prapë, fenomeni, jo Broku. Atëherë do të ndodhë përsëri e njëjta:

Hapet sipari i Teatrit; të gjithë tentojnë të dalin. Skena, e mbushur me fytyrat që ishin: Ish armiq, ish miq, ish të dashur, ish të tradhtuar, ish politikanë… Askush nuk e duron skenën…Vetë mouzeleu i Leninit në Moskë, ka kohë që ka ndaluar vizitat mbi mumjen e Leninit, jo për gjë, por për shkak të shëmtimit…

Teatër përbindësh i vjetërsirave…

Në këtë skenë po tentojnë ta fusin publikun tonë politikanët e falimentuar e të pacipë. Ishat ndodhen në botën e tyre të përtejme, por prapë na shfaqen si gjallesa në stinët e të keqes.

Ja si kësaj here:

Ish kryeministër dhe ish- president, para 10 vjetësh, i paska thënë një gjë Gazpromit të Rusisë që po i ofronte miliarda dollarë…, i paska thënë ‘Joooo!’. Ky tani është shpallur si zyrtari më i lartë i botës i zhytur në korrupsion ‘të madh’. Domethënë se ky ka dy jetë: Atë të përtejme- ku është i ndershëm, dhe këtë jetën këtu- ku minon shtetin me korrupsionin e kryer. Vetëm një regjisor komedie ose këngëtar i psalmeve do ta kishte për zemër këtë skenë. Por ish kryeministri zgjoi një ish marrëdhënie. Fejzbukasit po i sulen e i thonë: ‘Ok, ore, na shet dëngla, ti që i dhe naftë vëllait tënd Millosheviçit’.

Edhe këta merren me ‘ish- Millosheviçin’

Shfaqen Ishat edhe ngrihet  revolta alias-sovjetskaja e disa militantëve të pamend. U çuan më këmbë këta të PD dhe i thanë Lul Bashës se ‘Broku  tha të ikësh ti’. U ngrit Jozi, ish anëtare e PD, dhe tha se ‘Amerika ka gabuar me marshallin tonë. Këta mbajnë shpresë te ish- presidenti Amerikan Trump, te ish presidenti Bush i madh dhe ‘i biri’, te ish- sekretarja Hillary… (Ej, o regjisorë të teatrit, ku jeni! Më duket se kjo skenë ka plot plastikë; mos e humbni!).

E gjithë skena mbushet me ‘Isha’. Berisha- ish anëtar tenton të bëhet kryetar; ish- deputetët duan të bëhen deputetë; ish- hajdutët duan të bëhen kryesorë; ish- admirues të Lulit bëhen admirues të tjetrit…

Gjithçka tjetër ndryshon, si në Mouzeleumin e Moskës, por Lenini aty e pranoi shëmtimin e mumjes. Vetëm kjo specie nuk ndryshon kurrë, specia ‘Ish’.

Për shembull marrëdhënia Krok, Sali, Jozi, Hence dhe Tritan…

I katërti në radhë qenka Hence; një burrë i gjatë me syze- e keni parë, edhe ky gjerman, që thotë se është ‘ndihmës i Merkel’. Merkel as e ka parë me sy ndonjëherë. Merkel ka ikur e nuk duket më, por ky është prapë ‘ish këshilltar i Merkel’. Ka qenë një polic i Mbretit Zog në fshatin Shulbatër në Mat, roje te Ura. Iku Zogu, erdhi komunizmi, erdhën kooperativat…, ai prapë te ura në Shulbatëer.

“Po çfarë bën më këtu, mbreti ka ikur me kohë?- i thonin.

‘Mbreti e di se jam polic i tij’, përgjigjej ky dhe bënte detyrën e rojës së urës…

Ky Hence gjerman fut hundët në çdo ‘urë’ e vrimë të politikës shqiptare. Ky është polici i ‘mbretit Tritan Shehu’, asgjë tjetër nuk ka qenë kurrë. Bashkë me Tritanin, ish deputet i PD, kanë hartuar edhe aplikacionet për të dërguar sa më shumë mjekë e infermierë në Gjermani, pastaj kthehen në ‘Shulbater’e i ankohen Mbretit. (Kujto edhe gjermanen Doris Pak, një tjetër ‘Ish’ që rri te ura ku kalojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën dhe i korrigjon me nervozizëm).

Njerëzit nëpër botë nuk kanë duruar ish- burrin, ish- gruan, ish të dashurën, ish- beun, ish- përdhunuesin, ish- dallaveren…, e si u duruakan mumjet e reja të Leninit?!

Krimi hyn mes vetë ‘mumjeve’. Madje po zhvillohet edhe ‘genocidi’ mes tyre; këta e çojnë njëri tjetrin në tundime dhe në vrasje. I fundit që u tundua dhe u ‘vra’ në Tiranë ishte Elmar Krok. Ky ka qenë europarlamentar për shumë kohë, por edhe marifetçi i madh. Në vitin 2010, Kristian Demokratët Gjerman  i kërkuan PE-së që t’i heqë mandatin e deputetit europianist për ‘abuzime financiare’. PE e hetoi dhe nuk mundi ta kundërshtojë akuzën; madje tha ‘po, është e vërtetë’; por shuma e vjedhur është e vogël’’.  Bëhej fjalë për 18 mijë euro që Brok i kishte marrë nga zgjedhësit e tij. Ardhja e ‘ish’ Brok në Tiranë, i nxiti njerëzit që të kërkonin edhe tundimet mëkatare të Ishit.

Njësoj si me Berishën që kujtoi ish- ryshfetin Rus; dhe tani duhet të përgjigjet para Hetimit..

Ja kështu vdesin të vdekurit. Këta nuk kanë mësuar as postulatin e shkurtër e të përjetshëm se ‘i vdekuri me të vdekurin/ i gjalli me të gjallin’.

 

 

Next Post
Merret vendimi për shtetasit ukrainas: Mund të qëndrojnë pa leje në Shqipëri deri në 1 vit

Merret vendimi për shtetasit ukrainas: Mund të qëndrojnë pa leje në Shqipëri deri në 1 vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In