“Nuk jam arrestuar. U shoqërova në polici për të sqaruar detajet e këtij lajmi që nuk e di nga mbiu, por fatkeqësisht bëri hatanë”. Kështu deklaron gazetari Sadik Sejdinaj, pasi u ndalua nga policia nën akuzën se ka kanosur përmes telefonit kolegen e tij, ku i kërkonte që të lidheshin bashkë.
Sejdinaj ka mohuar arrestimin, madje nuk kursehet që të bëjë një reagim dhe në ‘Facebook’ ndërsa tregon se është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime. Ai tha se u ndje keq për faktin se si u shpërnda lajmin në media.
“Nuk jam arrestuar. U shoqërova ne polici për te sqaruar detajet e këtij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqësisht beri hatane. U ndjeva tmerrësisht keq kur koleget e mi ne polici kishin shpërndarë një deklaratë për mediat se jam shoqëruar ende pa me bere asnjë lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qëndron puna? Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten për te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emër e mbiemër. Faleminderit te gjithëve!”, shkruan i riu, ndërsa më pas është penduar dhe ka fshirë statusin.
26-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, iu dorëzua më herët shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. Por vetëm pak orë më vonë ai sqaroi se ishte i lirë.
g.kosovari