Një vajzë 25 vjeçe dyshohet të jetë përdhunar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës.
Alma.K banuese në Dushk të Lushnjës bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore.
Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin në fjalë.
Menjëherë Policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25 vjeçares nga qyteti i Lushnjes, e cila në dëshminë e saj tregon se ka qenë në aksin Elbasan-Librazhd, në një lokal buzë rrugës ku pretendon se është përdhunuar nga një person i pa identifikuar.
Për këtë ngjarje policia po punon për identifikimin e personit që sipas dëshmisë së 25 vjeçares e ka përdhunuar.
/a.r