Ish zv.ministrja e jashtme e PD, Edit Harxhi ka reaguar pas dorëheqjes së Gert Bogdanit nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në PD.
Përmes një postimi në Twitter, Harxhi bën përgjegjës kryesor kryedemokratin Lulzim Basha.
Sipas Harxhit, ky largim tregon se nga Partia Demokratike po tkurret çdo ditë e më shumë dhe Basha po e kthen këtë forcë politike në një Organizatë Jo Qeveritare
“Largimi i @Gert_Bogdani nga detyra e rendesishme per politike te jashtme ne PD, tregon se PD po tkurret cdo dite e me shume dhe vizioni i Kryetarit te marreveshjeve okulte eshte ai i kthimit te PD ne OJQ.
PD do ringrihet dhe vetem nje lidership i ri e shkul qeverine me themel”, shkruan Haxhi.
/a.r