• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish zyrtari demokrat: Zhvillimet në sistemin e drejtësisë kanë shtuar frikën tek Basha dhe lidershipi i PD

by Java News
16/07/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike të shtunën zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen anëtarët e këshillit dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.

Demokratët do të zgjedhin me votë edhe 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar, nga 600 propozimet e bëra nga kryetari Luzim Basha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri tha për Euronews Albania se diskutimet për statutin e kanë humbur kuptimin e tyre.

Propozimet e bëra nga lidershipi i PD-së z. Kulluri i cilësoi si ndërhyrje kozmetike që nuk prekin problemet reale që ka partia.

“Nuk është hera e parë që ka një diskutim për statutin. Duke parë se çfarë ka ndodhur në vitin 2017, që u shkel statuti, një diskutim për ndryshimet statutore tashmë e ka humbur kuptimin. Janë ndërhyrje kozmetike”, tha ai.

Ai foli ashpër kur tha se në Partinë Demokratike po ngrihet “kulti i individit” në mënyrë të padrejtë.

“Në PD më shumë po ngrihet kulti i individit. Z. Basha nuk dëgjon, nuk flet asgjë, vetëm bën propagandë dhe nuk shtron për diskutim asnjë çështje të rëndësishme”, tha Kulluri.

Kulluri pohoi se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë shtuar dozën e frikës në radhët e lidershipit të PD-së dhe tek vetë kryetari Lulzim Basha.

“Ajo që unë dua të them është se besoj se zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi duket të kenë krijuar me sa duket panik jo të vogël në radhët e lidershipit të PD dhe tek z. Basha, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër ky largim i gjithë kritikës dhe kjo vendimmarrje krejtësisht personale.

Është e qartë se ka ardhur fundi i një elite politike të tranzicionit. Unë kam qenë bashkëpunëtor me z. Basha dhe nuk e prisja që ta çonte partinë në këtë degradim, për të cilin ne ndihemi të gjithë keq si trupë”, shtoi ai./m.j

Next Post
FOTO/ Përplasen “kokë më kokë” dy makina, ja si ka përfunduar në kanal “Benz-i”, lëndohen drejtuesit e mjeteve

FOTO/ Përplasen "kokë më kokë" dy makina, ja si ka përfunduar në kanal “Benz-i”, lëndohen drejtuesit e mjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In