• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zyrtarë të UDBA-s dënohen në Gjermani me burg të përjetshëm

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zyrtarët e lartë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (UDBA) të ish-Jugosllavisë, Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç, siç transmeton AA,  në Gjykatën në Mynih janë dënuar me burg të përjetshëm për shkak të pjesëmarrjes në vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç.

Pas ekstradimit të Josip Perkoviçit në Gjermani në janar të vitit 2013 dhe gjykimit që filloi para Gjykatës së Lartë Shtetërore në tetor të vitit 2014, Perkoviçit sot iu shqiptua dënimi me burg të përjetshëm.

Së bashku me Perkoviçin gjykimi është zhvilluar edhe për Zdravko Mustaç, po ashtu zyrtar i lartë i UDBA-s të cilin e ekstradoi Kroacia.

Bëhet fjalë për aktvendim ndaj të cilit Perkoviç dhe Mustaç kanë të drejtë të ankohen. Josip Perkoviç ndër vite ka qenë shef i Sektorit të UDBA-s për terrorizëm ndërsa në kohën e granatimit të pallatit historik “Banski dvori” ishte ndihmës i ministrit të Mbrojtjes, Gojka Shushka.

Perkoviç është ekstraduar në Gjermani pas një varg tentimesh të Qeverisë kroate që ta parandalojë këtë, ndërsa me hyrjen e Kroacisë në BE erdhi deri te ndryshimi i ligjit për ekstradimin e qytetarëve kroatë në BE, i cili atëherë quhej “lex Perkoviç”.

Vrasja është kryer në korrik të vitit 1983, në një garazh jo shumë larg Mynihut, ndërsa Stjepan Gjurekoviç para emigrimit në Gjermani ishte zyrtar i lartë i INA-s. Krunoslav Prates, pronar i garazhit në të cilën është vrarë Gjurekoviq është dënuar në Gjermani me burg të përjetshëm. (b.an)

Next Post

‘Selfie”, sa shumë i ngjani vetes ?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In