• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zv.ministri nxjerr mesazhet me Ramën: Ramë dakord që do isha më i madh se Nikolla

by Java News
11/12/2018 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku e konsideronte sulmin e ish-zv/ministrit të Arsimit, Taulant Muka, si prej një “larve politike”, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Ai thotë se pretendimi i kryeministrit se kishte kërkuar makinë, shofer dhe punësim për babain është i pavërtetë.

Sipas versionit të Mukës, në një bidesë private shefi i qeverisë i ka thënë që do të jesh me kompetenca mbi ministren Lindita Nikolla.

Në përgjigjen për akuzat që bëri kryeministri, mëngjesin e së martës ka publikuar bisedat që ka shkëmbyer me kreun e qeverisë.

“Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM!

Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrëë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrëë. Në momentin e hyrjes në zyrëë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrëë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjëndjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikëpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i “Outlook” jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (“task forca”) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij dicka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhenë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akdemia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentat në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reform të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje briliante me Tony Blair si “protektorin” tuaj, dhe unë dua të propozj dicka të ngjashme me prezencen në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të miret në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar. 
Përzemërsisht, 
Taulanti. 
REFORMA E AKADEMISË SË SHKENCAVE 
Propozimi i Akademisë së Shkencave 
Drafti i paraqitur nga Akademia e Shkencave te Republikës së Shqipërisë nuk vendos standarde të reja në anëtarësime të cilat të nxisin përmirësimin e cilësisë së akademisë së shkencave dhe ngritjen e nivelit shkencor. Titulli profesor nuk duhet të jetë kriter për realitetin Shqipëtar, por puna kërkimore. Në asnjë pjesë të draftit nuk përmendet që anëtarët e akademisë së shkencave duhet të kenë punë kërkimore të dokumentuar dhe origjinale. Gjithashtu, drafti i ri nuk sjell rickilim- lejon të njëjtët individë të jenë sërish në krye dhe pjesë të asamblesë edhe pse nuk kanë formim e duhur shkencor. Sipas SCOPUS, mbi 80-90% të anëtarëve aktual të Akademisë së Shkencave nuk kanë ansjë publikim. Akademia e të rinjve është një propozim që në mendimin tim nuk qëndron.

Propozimi i Prof. Artan Fuga 
Është një propozim që mundëson një formatim të ri të Akademisë së Shkencave dhe është vizionar. Drafti përcakton akademinë e shkencave si një organ kolegjial shkencor, të përbërë nga akademikët më të mirë në vend, drejtues të grupeve kërkimore dhe që shërben si organ këshillues për qeverinë dhe institucionet publike në lidhje me shkencën, dhe promovon zhvillimin e shkencës në vend por mbështet edhe zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik. Gjithsesi, disa aspekte të draftit duhet të përcaktohen në statut dhe jo ligj. Gjithashtu, duhet ndarë Akademia e Shkencave nga Novacioni Teknologjik

Përfundimi: Nevoja e rishikimit të të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri

Hapat që mund të ndiqen 
1. Konsultim publik me akademikët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Hapja e debatit të gjerë akademik mbi shkencën është dhe fryma e re që dua të sjell në postin e zv.Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. 
2. Kontaktojmë ALLEA dhe i shpjegojmë gjendjen ku Akademia e Shkencave është në lidhje me performancën dhe nevojshmerinë për ndërhyrje urgjente dhe thellësore, duke marrë në këtë mënyre dhe përkrahjen e huaj për reformën dhe duke qartesuar pozicionin e ministrise dhe qeveris. 
3. Riformatimi i KALKSH dhe këshillimi me KALKSH për të dy platformat/a.ç

Next Post

Hapet gara, shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

February 3, 2026
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope

February 3, 2026
Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In