• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zv/kryeministri i PD kundër Bashës: Nga ndalimi i koalicioneve parazgjedhore fiton vota e lirë, listat e hapura fuqizojnë zgjedhësit

by Ardit Rada
08/07/2020 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Rusmali, ish-zv/kryeministër në qeverinë e Berishës, aktualisht ekspert konstitucionalist për Reformën Zgjedhore në Këshillin e Legjislacionit u shpreh sot gjatë diskutimit në komision se pushteti i zgjedhësit është më i madh me listat e hapura, pasi shtrihet jo vetëm mbi subjektin, por edhe kandidatin.

Ndërsa për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore ai tha se përfiton liria e votës.

“Debati për sistemin është bërë sport popullor, por në 22 vite ka ndryshuar vetëm një herë. Sistemi ndryshohet rrallë dhe sa herë ndryshohet shënon pikëkthesën politike. Ftesa për të hequr sistemin nga kushtetuta është ftesë për ta bërë diskutimin permanent.

Diskutimi për sistemin nuk mund të jetë pjesë e përditshmërisë politike, rregulli i politikës do duhet që të ndryshohet rrallë, është mirë që ngurtësia të ruhet. Pushteti i zgjedhësit është më i madh me listat e hapura, shtrihet jo vetëm mbi subjektin, por edhe kandidatin. Debati për listat e hapura është jetëgjatë në Shqipëri.

Popullariteti për listat e hapura nuk ka lindur nga hiçi. Ky debat është bërë popullor falë këmbënguljes së opozitës parlamentare. Por gurin e parë e kanë hedhur përfaqësuesit e shoqërisë civile. Efektin negativ e shoh në dy drejtime, kërkohet shkallë e lartë edukimi dhe kulture demokratike nga të dyja palët. Mekanizmi sjell komplikim për votimin dhe numërimin e votave, por kjo është e rikuperueshme.

Çështja e koalicioneve nuk duhet të trajtohet si ndalim, por si zgjedhje. Ndalohen koalicionet parazgjedhore ndoshta është formulim drastik. Koalicionet parazgjedhore nuk është as e drejtë as liri kushtetuese. Koalicioni parazgjedhor është mekanizëm, teknikë elektorale. Nuk ka asnjë cenim të drejtës kushtetuese të partive nëse nuk ka koalicione.

Në Shqipëri koalicioni është zhvilluar në formën e një bashkimi fluid interesash, i cili synon të reduktojë ofertën politike. Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore do të çlironte votën. Liria e votës përfiton nga kjo lëvizje. Koalicioni me listë të përbërë, për shkak të formulës së adoptuar shkakton në çdo zgjedhje transferim të votës nga një parti te një tjetër, nga qindra në mijëra, por asnjëherë irrilevante. Transferimi është modifikim, pra tjetërsim i vullnetit të zgjedhësve.

Partitë e vogla e duan koalicionin parazgjedhor për të anashkaluar pragun, përmes bashkimit me një partitë të madhe, partitë që nuk kanë fuqi të marrin 3% bëhen papritur madhore, jo për vullnet të zgjedhësve, por truku ligjor. Partitë e mëdha e duan koalicionin parazgjedhor për të reduktuar konkurrueshmërisë.

Reduktimi do të thotë reduktimi i mundësive së zgjedhësve për të bërë zgjedhjen që këdo, ndërhyrje në të drejtën e tij për zgjedhje. Por kjo dobëson aftësitë e partive të vogla deri në shpërbërjen e alternativës” tha ai.

Prej fillimit të muajit korrik janë shtruar për diskutim kërkesat e opozitës për hapjen e listave, vendosjen e pragut dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

/e.rr

Next Post
Vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit, 163 të infektuar, 8 viktima dhe rekord pacientësh të shëruar nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In