• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-zv.ministrja e Financave, Adela Xhemali propozohet për postin e Drejtores së AMF, kandidatura për miratim në Kuvend

by Os De
25/09/2025 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka vendosur të propozojë kandidaturën e ish-zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, për anëtare të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit. 

Sipas Ekofin.al, ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku u shqyrtuan edhe disa akte të tjera të rëndësishme. 

Kandidatura e Xhemalit pritet të kalojë për miratim në Kuvend, sipas procedurave ligjore. Ajo do të zëvendësojë Mimoza Kaçit, e cila po përfundon mandatin e saj. 

Adela Xhemali ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës shkurt 2020 – mars 2025. 

Fushat e saj të përgjegjësisë janë përqendruar në makroekonomi; planifikim dhe buxhetim; thesar; borxh publik dhe menaxhim të financave publike, si edhe proceset e integrimit evropian. 

Më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njësisë së Projekteve Kombëtare të Zhvillimit, Drejtorit të Programimit Financiar dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Thesarit dhe Menaxhimit të Borxhit Publik. 

Gjatë viteve 2020–2025, znj. Xhemali ka qenë përfaqësuese e Republikës së Shqipërisë, në rolin e guvernatores, zëvendësguvernatores apo anëtare e këshillave administrativë, në disa institucione financiare ndërkombëtare dhe banka shumëpalëshe zhvillimi, si FMN, grupi i Bankës Botërore, MIGA, BERZH, CEB, ISBD, etj. 

Ajo ka mbajtur pozicionin e anëtarit të bordit ose kryetarit të bordit në institucione të ndryshme shqiptare, si Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Korporata e Investimeve Shqiptare, etj. 

Përvoja e znj. Xhemali në sektorin privat është përqendruar në industrinë bankare, ku ka mbajtur pozicione drejtuese, si Drejtor Financiar (CFO) dhe Zëvendëspresident i American Bank of Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank për 13 vite. 

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës me Master Shkencor në Financë/Bankë dhe në Universitetin e Liverpool-it, me diplomë Bachelor në Administrim Biznesi. Gjithashtu ka ndjekur studime në Hult Ashridge Executive Education dhe në Harvard Kennedy School Executive Education. 

Next Post
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori, detaje të reja nga krimi

Krim pasioni vrasja e 51-vjeçarit në Durrës? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In