• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-zëdhënësi i UÇK: Politika fajtore për veteranët

by Java News
24/08/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se problemi me listat e fryra të veteranëve të luftës mund të zgjidhet vetëm përmes politikës dhe jo përmes sistemit gjyqësor.Sipas tij, deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli kohë më parë se “të gjithë kemi mbyllur sytë për hir të pajtueshmërisë lidhur me listat e veteranëve” tregon që problemi është shkaktuar nga politika dhe kjo duhet të zgjidhet me mjete politike, përfshirë edhe sjellja e ndonjë ligji të ri.

“Duhet të shikojmë debatin në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit të LDK-së, kur thotë se numri është bërë mbi bazën e një marrëveshjeje dhe nëse ka pas marrëveshje për të cilën paskan qenë ish-kryeministri Isa Mustafa, ministri i jashtëm Hashim Thaçi tash president, dhe kryetari i Kuvendit e kryeministri i tanishëm atëherë kjo çështje nuk mund të zgjidhet me sistem të drejtësisë. Nuk mund të zgjidhet nga gjyqet. Ishte vendim politik nga i cili ka rrjedhur ky gabim dhe ky numër më tepër është ngritur për shkak të votave se për shkak të qenies në kohë lufte ushtar i UÇK-së”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.

Sipas Krasniqit, duhet vendim politik i partive parlamentare për të gjetur mënyrën dhe rrugën e duhur për të dalë nga kjo gjendje.“Sistemi i drejtësisë konsideroj se është nisur mbi bazën e një vendimi politik dhe kërkesën e zyrtarëve shtetërorë. Më pas e kemi pa se askush nuk ishte i gatshëm t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, as Prokuroria Speciale e as e Përgjithshmja e as krerët e partive që janë në institucionet e Kosovës”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka mbrojtur ish-prokurorin Elez Blakaj, që u dorëhoq duke thënë se është kërcënuar dhe frikësuar gjatë hetimit të listave të veteranëve. Sipas Krasniqit, Blakaj është hero i paqes sepse ka guxuar ta thotë të vërtetën.

“Ai ka bërë gjest që duhet përshëndetur. Nëse dikush në luftë ka rënë e është bërë hero edhe paqja i ka heronjtë e vet. Heronjtë e paqes s’janë të barasvlershëm me të luftës, por është heroizëm për t’i thënë një të keqe e keqe dhe për të thënë një të vërtetë. E vërteta është e vështirë për ta thënë dhe thuhet se nëse nuk ke armiq mjafton ta thuash të vërtetën që t’i krijosh ata. Nëse e shohim në këtë kënd ai ka bërë një gjest që duhet përshëndetur. Tash duhet politika ta marrë hapin e saj për t’i dhënë zgjidhjen e duhur çështjes. Pse tash s’e ka pas guximin për t’i shkuar deri në fund edhe kjo është çështje njerëzore, edhe frika është njerëzore. S’mund të kërkojmë të flijohen të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku duhet të japin dorëheqje morale. Megjithatë, ai ka shprehur frikën se në pozita të tyre mund të vijnë njerëz të njëjtë. Sipas tij, është problem i madh sepse duhet të vijnë njerëz që ligjin e kanë orientim dhe jo dikë tjetër.

Krasniqi ka thënë se rasti i Blakajt ka dëshmuar sërish ndërhyrjet politike në gjyqësor. Ish-kryeparlamentari ka thënë se ekzistojnë dy lloje ndërhyrjesh në gjyqësor, e para për të ndjekur njerëz të caktuar dhe e dyta kur kërkohet të hiqen ndjekjet ndaj personave të caktuar.

Ai ka kritikuar ashpër edhe gjuhën e kryeministrit Ramush Haradinaj, që pas dorëheqjes dhe letrës publike, e kishte quajtur hajn dhe pishpirik Blakajn. Sipas Krasniqit, krerët e shtetit duhet të jenë më të kujdesshëm me komunikimin publik. Ai e ka përmendur edhe deklaratën e Haradinajt se “dikush që ka qëndruar në Bllacë s’mund të tregojë sa luftëtarë ishin në Kosovë”.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës sigurisht që është me bazë te UÇK-ja, por të gjithë duhet ta dinë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka ardhur jo për shkak të luftës së UÇK-së me Serbinë, por për shkak se Serbia ka bërë diversion mbi popullsinë civile duke shkatërruar pronën e duke detyruar njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre.

Duhet ta dimë që ndërhyrja ndërkombëtare më shumë është vepër e qytetarëve që kanë ikur me trena e në gjithfarë mënyre si rezultat i luftës. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë rënë, por duhet t’u jemi të gjithë qytetarëve që kanë jetuar në trojet e tyre”, ka shtuar Krasniqi.Sa i përket numrit të ushtarëve, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka deklaruar se numri nuk ishte më i madh se 13 mijë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Dënohet me 25 vite burg ish-presidentja e Koresë së Jugut

Dënohet me 25 vite burg ish-presidentja e Koresë së Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

December 25, 2025
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

December 25, 2025
“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

December 25, 2025
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

December 25, 2025
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

December 25, 2025
Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com