• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ushtarakët, ja kush dhe sa përfiton nga falja e borxhit

by Java News
23/04/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ushtarakët e prekur nga rillogaritja e pensioneve, do të kenë mundësi të marrin mbrapsht paratë që iu janë mbajtur deri më tani. Ky propozim i parashtruar në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit “Për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare” është mbështetur edhe nga deputetët në Komisionin e Shëndetësisë.tabela

Në seancën e djeshme dëgjimore, ku i pranishëm ishte ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, është votuar pro draftit. Klosi theksoi edhe një herë se janë 984 milionë lekë ose thënë ndryshe 8 milionë dollarë borxhe që fshihen. Pas zyrtarizimit të nismës, ushtarakët do të kenë mundësi të përfitojnë të plotë pensionin, në masën që u është përllogaritur.

Ndërkohë, gjatë periudhës nga viti 2009 deri në shkurt 2015, janë arkëtuar 368 milionë lekë ose thënë ndryshe 2.5 milionë dollarë. Këto para do t’u kthehen sërish pensionistëve. Ajo që nuk dihet ende është fakti sesi do të kthehen këto para, në mënyrë të pjesshme apo të plotë.

USHTARAKËT

Falja e borxheve që ushtarakët kanë si pasojë e aktit normativ është cilësuar si korrigjim i një padrejtësie nga ana e tyre. Ata në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar nga Qeveria që t’u kthejë pas lekët që iu janë mbajtur gjatë këtyre 6 viteve. Një kërkesë e tillë duket se është mirëpritur edhe nga Qeveria. Ministri Klosi ka propozuar gjatë diskutimit të projektligjit në Kuvend që krahas faljes së borxhit, të bëhet edhe kthimi pas i lekëve që janë mbajtur deri më tani

DISKUTIMET

Në Kuvend nuk munguan as diskutimet. Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, akuzoi Qeverinë se prej tri vitesh nuk ka miratuar shtesë në pensione. Në përgjigje të saj, ministri Klosi tha se skema e re, e cila ka nisur zbatimin nga janari i vitit 2015, ka sjellë rritje të pensioneve me 40 për qind. Kjo e argumentuar sipas tij, me faktin që masa e përfitimit përllogaritet mbi bazën e kontributeve që çdokush derdh, duke hequr në këtë mënyrë pragun e vendosur nga pensioni tavan që ishte në vlerën e 24 mijë lekëve.

Në vijim të kësaj, ajo që mund të thuhet tani me siguri është që reforma nuk parashikon rritje të pensioneve, por vetëm indeksim, që këtë vit pritet të jetë në masën 2 për qind.

KATEGORITË

Nga falja nuk do të përfitojnë vetëm ata që iu është rillogaritur pensioni, por edhe një kategori tjetër, të cilët, për shkak të mangësive në dosje, nuk janë taksuar, por rezultojnë në borxh. Pra, në total janë 6738 ish-ushtarakë që preken nga akti normativ, prej të cilëve 5425 kanë qenë të detyruar që gjatë 6 viteve t’i kthenin shtetit 20 deri në 25 për qind të pensionit mujor që përfitonin.

Gjatë periudhës nga viti 2010 deri në shkurt 2015, janë shlyer 368 milionë lekë, ndërkohë kanë mbetur edhe 984 milionë të tjera, të cilat, pas zyrtarizimit të ligjit të ri, do të fshihen. Vlera e gjobës që ka mbetur pa u shlyer është e ndryshme. Ajo varion nga 25 mijë lekë deri në 400 mijë për secilin prej tyre. Panorama

Next Post

Eric Thohir drejt largimit nga Interi, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In