• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish themeluesi i PD: Veç Berishës prisja të shpallej ‘non grata’ dhe Lulzim Basha

by Java News
22/12/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në një intervistë televizive themelues i PD, Zenel Hoxha, shprehet se edhe pse kanë kaluar 31 vite nga themelimi i PD, kjo forcë politike, vazhdon të mbetet një parti, pa një ideologji të qartë dhe pa një organizëm të brendshëm.

Hoxha thotë se Lulzim Basha ka qenë më i egër se Sali Berisha në raport me themeluesit por edhe studentët e dhjetorit.

Zenel Hoxha: Më trishton situata e krijuar në PD. 31 vjet pas asaj dite, ne vazhdojmë të jemi në zgrip si kurrë më parë. Fajtor janë të gjithë ata që morën peng PD që nga shkurti i vitit 1991. PD vazhdon të mbetet një parti pa një ideolegji të qartë, pa një organizim të qartë dhe pa  një demokraci të brendshme që prej 21 shkurti i vitti 1921.

Unë vazhdojë të jem i censuruar në PD  që nga 13 janari, i vitit 1991, por mendova se me ardhjen e Bashës censura do të ishte diçka në të kaluar. Basha ka qenë më i  egër se Berisha në raport me mua dhe të gjithë nismëtarëve të PD, e në veçanti me studentët e dhjetorit.

Pozicioni im me PD ka qenë pozicioni për Shqipërinë, për të ardhjen e saj, për një forcë politike në shërbim të vendit, jo një forcë politike që t’i shërbejë individëve të caktuar.

Ai tha se pas datës 25 Prill, ku humbi zgjedhjet, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen për pasojat që i ka sjell PD për vite me radhë.

Zenel Hoxha: Unë me 26 prill jam një nga të vetmit e themeluesve të PD që kanë vajtur te hyrja e selisë së PD tek rrethimi dhe kam mbajtur një intervistë ku kam thënë se Basha duhet të tregoj standarde, për të cilat ka proklamuar kur ai u vendos si kryetar i PD.

Edhe Kim Yong do të kishte dhënë dorëheqjen për pasoja që i ka sjellë PD në 8 vite. Basha nuk është kryetar që nga data 26 prill. Të gjitha tentativat e tij për të kapur PD janë jashtë çdo lloj standardi.

Përsa i përket shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës, Hoxha tha se në listën e zezë prisnin që të kishte emra politikanesh që janë aktiv në politik, përfshirë edhe Lulzim Bashën.

Zenel Hoxha: Kemi 9 shtatorin për ndarjen midis të liderit de fakto dhe liderit  juridik, për shkak të qëndrimit që mbajti SHBA ndaj Berishës, që ishte një surprizë për të gjithë popullin shqiptar. Në atë listë prisnim dhe persona të tjerë dhe jo vetëm Berishën.

Për më tepër që ai ishte inaktiv. Ne prisnim që të kishim në listën e zezë edhe politikanë aktivë, ndoshta përfshirë dhe Bashën. Edhe Basha është i korruptuar ashtu siç janë shumica e politikanëve shqiptarë./m.j

Next Post
Publikimi i pagave, specialisti IT: Kanë nisur sherret, “pse paguhet ai më shumë se unë”!

Publikimi i pagave, specialisti IT: Kanë nisur sherret, "pse paguhet ai më shumë se unë"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In