• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish të përndjekurit politikë kërkojnë hapjen e dosjes së Sali Berishës

by A R
29/01/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish të përndjekurit politikë kërkojnë identifikimin e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, të maskuar prej 25-vitesh si ish të persekutuar, disidentë dhe antikomunistë të flaktë.

Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, është shprehur dje për Shqiptarja.com, se në emër të ish të përndjekurve dhe partisë që drejton, do t’i kërkojë autoritetit për hapjen e dosjeve, të hapë dosjet e disa figurave të rëndësishme të politikës shqiptare dhe disa personazheve që përfaqësojnë sot shtresën e të përndjekurve.

Kola ka pohuar se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në krye të listës së personave, për të cilët do të kërkohet informacion rreth raportit të tyre, nëse ka, me ish-Sigurimin e Shtetit.

Po ashtu do të kërkohet informacion mbi të dhënat e mbledhura nga Sigurimi i Shtetit për personat në fjalë.

“Ne do të bëjmë kërkesa që të hapen dosjet për të gjitha krerët e partive politike. Për drejtuesit dhe ish-drejtuesit e shtetit. Për drejtuesit e shoqatave, institucioneve etj. Sali Berisha do të jetë në krye të listës, i cili prej 25 vitesh hiqet si antikomunist. Të shohim rolin e tij të vërtetë gjatë diktaturës. Por, mund të them se do kërkojmë hapjen e dosjeve duke filluar që nga dosja ime”,tha Kola. Po ashtu, Kola ka artikuluar një mesazh edhe për një nga drejtuesit e shoqatave të ish të përndjekurve.

“Spiunët, të maskuar si të përndjekur politikë, me kryespiunin B. Ndregjoni, morën urdhër nga padronët e tyre dhe dolën kundër shtresës së persekutuar! Por këto sorra janë në grahmat e fundit, sepse tani do t’ju hapim dosjet dhe t’ i demaskojmë që të mos kenë fytyrë të dalin në publik para të cilit deri tani kanë qenë me maska… Spiunë të vjetër e të rinj mbaroi epoka e poshtërsive tuaja”, është shprehur Kola.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kohë më parë, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, për lidhje me UDB e ish-Jugosllavisë. Balla tha se dosja e Berishës gjenden në arkivat e Beogradit. “Faktet janë të pakontestueshme dhe origjinale. Jemi në pritje të disa dokumenteve të tjera. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”, ka pohuar Balla.

Next Post
Si mund të marrë fund bota? Ja 3 teoritë më të besueshme të shkencës

Si mund të marrë fund bota? Ja 3 teoritë më të besueshme të shkencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In