• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish të përndjekurit, Ministria e Financave publikon listën me 960 trashëgimtarë

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave publikon listën me 960 trashëgimtarët e ish-të dënuarve polikë që përfitojnë dëmshpërblim, por duhet të plotësojnë dokumentacionin për të marrë paratë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: një akt trashëgimie, certifikatë vdekjeje e të dënuarit, certifikatë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Ministria e Financave bën të ditur se, “në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë”.

Buxheti

Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist është ndarë në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve. Nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish-të dënuar, të cilët jetojnë si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekësh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%. Gjatë vitit 2014 janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekësh. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014, iu dha përparësi atyre ish-të dënuarve që janë gjallë si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç. Janë paguar në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%. Për vitin 2015 është ezauruar pjesa më e madhe e fondit, ndërsa për këtë vit po vijon pagesa me përparësi për kategorinë parësore.

Dokumentet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më:

  • Akt trashëgimie.
  • Certifikatë vdekjeje e të dënuarit.
  • Certifikatë trungu e të dënuarit.
  • Numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë.
  • Dokument identifikimi për përfituesit.
  1. c) Në qoftë se një ose disa nga trashëgimtarët e radhës së parë nuk jetojnë më, atëherë njëri nga trashëgimtarët në marrëveshje do të postojë me të njëjtën adresë si në paragrafin e parë dokumentet e mëposhtme:
  2. Akt noterial trashëgimie për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
  3. Certifikatë vdekjeje për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
  4. Certifikatë të trungut familjar të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më.
  5. Numër llogarie aktive bankare për të gjithë trashëgimtarët e trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më.
  6. Fotokopje të Kartës së Identitetit apo Pasaportës së çdo trashëgimtari që vjen nga trashëgimtarët e radhës së parë, që i lind e drejta për dëmshpërblim.
  7. d) Nëse njëri ose disa trashëgimtarët e radhës së dytë nuk jeton më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë. Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë në marrëveshje paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes në adresën sipas paragrafit të parë të këtij sqarimi.

BW/d.i.

 

Next Post

(Foto) Kapet mat Ledri me të dashurën midis Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In