• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit, Basha: E papranueshme të ndërpriten dëmshpërblimet

by Java News
16/01/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Tiranë me disa degë të partisë në kuadër të organizimit të protestës së 27 janarit kundër qeverisë. Lideri i PD, akuzon qeverinë se në mënyrë të papranueshme po heq familjarët e ish-të përndjekurve politike nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit.

Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro. Basha tha se PD do të qëndrojë kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha
10% e familjeve në Tiranë nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt bukë për fëmijët e tyre, por dje Arben Ahmetaj i dha inceneratorit të Fierit 820 mijë euro të tjera paradhënie duke e çuar shifrën totale në 5.8 milionë euro paradhënie për të ndërtuar një fabrikë helmesh, një nga tre fabrikat e helmeve, të cilat, në totaldo t’u kushtojnë shqiptarëve, vetëm vitin e parë.

Është ky Arben Ahmetaj i cili, në emër të Edi Ramës dje, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pageave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekurit dhe dëmshpërblimi i tyre I ligjshëm, si akt moral në rradhë të parë, jo vetëm financiar.

Për të rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Ato 820 mijë eurot që i ka paguar vetes së tij për inceneratorin e Fieroti, ato 2.5 milionë euro që i paguan për të shkulur palmat në autostradë, janë lekët e shqiptarëve dhe nuk shkojnë për shqiptarët, nuk shkojnë për të përndjekurit politikë, të cilët e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral historik dhe material.

Dua t’i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi. I bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të bashkohen me ne në 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve.

Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekurit dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve të cilat  po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët me ligjin poshtërues dhe shpronësues. Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta  në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi.

a.ç

Next Post
Walcott kalon tek Evertoni, lë pas 12 vitesh Arsenalin

Walcott kalon tek Evertoni, lë pas 12 vitesh Arsenalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In