• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish sekretari i Listës Srpska: Jabllanoviç e quan “gabim naiv” trenin

by Java News
25/01/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Treni ishte një gabim naiv i Zyrës për Kosovën të Marko Gjuriqit, i cili deshi të “arkëtojë” pikë të lira politike duke dërguar një tren të tillë.

Bëhet fjalë për një vlerësim të gabuar të Zyrës për KeM (Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – sqarim ynë). Para se të nisej është dashur të merret vesh me palën e Prishtinës.

Sikur qytetarët e pjesës veriore të dëshironin që treni të kalonte andej, atë “as katër njësi të ROSU nuk do të mund ta pengonin”, transmeton Koha.net. Qytetarët e veriut të Kosovës e Metohisë janë aq të pjekur dhe nuk kanë dashur “të bien në kurthin e provokimit që erdhi nga Prishtina”.

Kështu tha në emisionin “Sllobodno srpski” (Lirisht në serbishte), që e transmeton RTK, Aleksandar Jabllanoviq, sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punës të Serbisë, ish kryetar i Listës Srpska dhe ish-ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka lavdëruar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, e cili, sipas tij “kur e mori vesh” punën e trenit e ndali atë pa mbërri në Jarinje.

Megjithatë, Jabllanoviq thotë se treni nuk përbënte provokim për Prishtinën.

“Se Kosova është serbe shkruan në çdo skutë – në Leposaviq, Prishtinë, Zveçan, Zubin Potok dhe kjo nuk është kontestuese.

Ne nuk do ta kthejmë Kosovën në përbërje të Serbisë pse do të shkruajmë këtë parullë në 10, 15 ose 50 mure, por duke ruajtur paqen dhe dinjitetin ndër njerëzit dhe atë që e kemi ruajtur tash 17 vjet. Provokime nga Prishtina do të ketë vazhdimisht.

Ne nuk duhet të japim shkas për aso provokimesh”, ka thënë jabllanoviq, duke shtuar se “provokimi erdhi nga Prishtina duke dërguar pikërisht ROSU-n”.

Jabllanoviq është shprehur se “komunikimet midis serbëve e shqiptarëve do të jenë më të shpeshta, sikurse edhe fakti se komunikacioni hekurudhor midis Beogradit e Fushë-Kosovës do të vendoset, por këtë nuk do ta bëjnë a Zyra për KeM, as njësitë speciale ROSU, e po ashtu as kabineti i kryeministrit të Kosovës”.

Jabllanoviq ka folur edhe për ndërrimin e Lubomir Mariqit nga posti i ministrit të Administratës dhe të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, si dhe emërimin e pastaj tërheqjen e Mirjana Jevtiqit nga kjo pozitë. Ai ka thënë se Mariq është dashur të ndërrohet. Sipas tij ai ka injoruar komunën e Leposaviqit dy vjet e gjysmë. Ndërrimi i tij nuk i kishte pëlqyer Beogradit, sepse nuk ishte konsultuar për këtë gjë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu kishte kërkuar që Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga pozita e ministres, ndërsa Lista Srpska të ngrijë pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës.

Por ka sqaruar Jabllanoviq: “Sulmi ndaj Mirjana Jabllanoviqit është instrumentalizuar nga Zyra për Kosovë e Metohi”.

Duke folur për përparësitë e Mirjana Jevtiqit, Jabllanoviq ka thënë se ajo “është serbe autentike”, e cila, për dallim nga ministri paraprak Lubomir Mariq, në këtë pozitë ishte me fakultet të kryer, në vend të shkollës së mesme që e kishte Mariqi kur u zgjodh në postin e ministrit.

“Sulmi është instrumentalizua nga ana e Zyrës së Kosovës e Metohisë për të rrënuar autoritetin e një gruaje të re”, është shprehur Jabllanoviq, përcjell Koha.net.

Jabllanoviq në këtë emision ka shfaqur shqetësimin edhe për “albanizmin” e Graçanicës. Ai ka thënë se këtë shqetësim ia ka paraqitur edhe kryeministrit të Serbisë.

“Gati gjysmën e drejtorateve i udhëheqin shqiptarët, këtyre pa nevojë ua kemi lënë dorë të gjitha, nga pozita e komandantit të policisë, shefit të kabinetit të kryetarit dhe deri te disa pozita të tjera…”, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
Rikthehet Donald Lu: Ky vit që kemi përpara është plot me sfida

Rikthehet Donald Lu: Ky vit që kemi përpara është plot me sfida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com