Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.
Nuk dihet se kur dhe nga cili organ mund të jetë bërë një gjë të tillë, por fakti që Prokuroria e Durrësit po e heton edhe për këtë akuzë, është një element mjaft domethënës. Veprat e tjera penale për të cilat po hetohet Llalla janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.
Pak kohë më parë Llalla kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, por një gjë e tillë duket se nuk e ka shpëtuar atë nga “vettingu”. Ish-kreu i akuzës është përplasur disa herë ashpër me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, aq sa SHBA-të e shpallën person “non grata” Llallën dhe familjen e tij.
Marre nga: http://shqiptarja.com/lajm/nis-hetimi-per-adriatik-llallen-per-fshehje-te-pasurise
ma.me











