• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-presidenti Nishani nuk i ndahet Ramës: Nuk e vuri “ujin në zjarr”. Angazhimi i shtetit rezultoi më inekzistenti dhe më i pafuqishmi!!!

by Java News
01/12/2019 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani thotë se në këtë tërmet që tronditi vendin serioziteti dhe angazhimi i shtetit, rezultoi më inekzistenti, më i pafuqishmi dhe më i pashpresi.

Në një shënim të gjatë të facebook Nishani gjithashtu shprehet se menaxhimi i pasojave pas tërmetit ai kërkon seriozitet, aftësi, përgjegjëshmëri dhe njerëzillëk dhe jo sipas tij, palaçollëk teatral.

Më tej Nishani thotë se qeveria “ nuk e vuri ujin në zjarr” pas tërmetit të 21 shatorit.

“Fatkeqësia natyrore që goditi shqiptarët është e dhimbshme dhe megjithë fatalitetin që solli në humbjen e shumë jetëve dhe rrënimin e pasurisë së vetme e modeste të qytetarëve në këtë vend, shtëpive të tyre, ajo do të kalojë mes përpjekjeve, sakrificave dhe solidaritetit po të njerëzve e mes njerëzve.

Ajo që duhej të ishte më eprorja dhe më lehtësuesja në një fatkeqësi masive civile, serioziteti dhe angazhimi i shtetit, rezultoi më inekzistenti, më i pafuqishmi dhe më i pashpresi.

Në shtatorin e kaluar zona e perimetrit Durrës-Tiranë u godit rëndë nga një tërmet i cili sipas specialistëve rezultoi të ishte më i fuqishmi në 30-40 vitet e fundit.

Për fat nuk pati viktima njerëzore por shumë dëme materiale duke dobësuar maksimalisht sigurinë e shumë objekteve të jetesës për njerëzit.

Në vend që shteti e qeveria të ngrihej në këmbë e të mos ulej më deri në eleminimin e çdo rreziku qoftë dhe milimetrik, energjitë dhe fuqia e shtetit u ndez tek propaganda dhe dhuna verbale mbi këdo që evokonte përgjegjësinë e shtetit.

Asnjë vlerësim rreziku dhe zero angazhime për të garantuar sigurinë maksimale mbi qytetarët e dëmtuar pas tërmetit të shtatorit.

Si për fatin më të zi të shqiptarëve dy muaj më pas goditja tjetër, varrosi nën rrënoja 50 shqiptarë të mirë dhe la në mes të rrugës mijëra të tjerë.

Pabesia e fatkeqsisë natyrore është e paparashikueshme, e pashmangëshme e pafrenueshme por kufizimi dhe lehtësimi i fataliteteve mundet.

Por ai kërkon seriozitet, aftësi, përgjegjëshmëri dhe njerzillëk.

Jo palaçollëk teatral !

Nuk mund të thuash se egërsia e goditjes në mesnatë nuk mund të merrte edhe jetën e njerëzve të mirë të këtij vendi por kur sheh se shumica e fataliteteve u shkaktua ndër ato objekte që ishin gati për kolaps që prej goditjes së shtatorit dhe se shteti i tyre, qeveria e tyre nuk e kishte vënë “ujin në zjarr” për çfarë i rrezikonte shqiptarët, ndihesh jo thjesht i rrevoltuar për këta barbarë por kërkon me të drejtën e ligjit dhe Zotit, hetim, hetim dhe vetëm hetim të përgjegjësisë kriminale që më së paku i shtoi viktimat e pabesisë së natyrës që pati aleatë të vetëm këtë papërgjegjshmëri, paaftësi dhe cinizëm kriminal të atyre që paguhen nga shqiptarët që të kujdesen e ti mbrojnë ata.

Do të ishte fare e kotë (për fat të keq) të denonconim sot lënien pa struktura, pa mjete, pa buxhet të atij që duhet të jetë mekanizmi i parandalimit dhe shpëtimit nga fatkeqësitë civile të qytetarëve shqiptarë.

Ai mekanizëm që ishte ndërtuar e funksiononte u hoq fare nga Ministria e Brendëshme dhe u la në hava !

Edhe një sallë operacionale emergjencash që ishte ndërtuar në Ministrinë e Brendshme me ndihmën dhe eksperiencën e çmuar të agjensive homologe të Italisë u zhduk nga faqja e dheut e nuk dihet si përfundoi.

Kjo e gjitha sepse një qeveri që nuk ka prioritet qytetarin por klientët që ndan hajninë, që nuk e ha meraku për sigurinë e jetës së shqiptarëve të thjeshtë por miliardat e bisneseve private të hajnave xhahilë, nuk mund të ndërtojë mekanizmin për garancinë e jetës së popullit por PPP-të e milionave në xhepat e fëlliqur të korrupsionit.

Sot, kur më shumë se çdo gjë, përtej ngushëllimit, përtej solidaritetit, përtej gadishmërisë së miqve, na nevojitet serioziteti i shtetit dhe sakrifica e qeverisë, i papërgjegjëshmi na cakton në krye të kësaj përgjegjësie madhore, në majën e vendimarrjes më të vështirë, Ministri i Bujqësisë !!!

Nuk më shqetëson injorimi dhe diskretitimi që i bëhet në këtë rast Ministrit të Brendshëm, si autoriteti kryesor, që duhet të menaxhojë një situatë të katastrofës së brendëshme, sepse kjo qeveri nuk e ka konceptin e Ministrisë së Brendshëme.

Ajo është rikthyer tek koncepti i Ministrisë së Policisë për atë institucion, se nga ajo kulturë politike kanë dalë, me atë janë rritur dhe vetëm tek dhuna besojnë.

Forca burracake e kësaj qeverie shkon veç deri tek dera e ndonjë gazetari të pa mbrojtur por nuk ka këllqe ti afrohet një milimetër hallit të lehtësimit të njerëzve të mbetur në mëshirën e fatit.

Përgjegjësi kryesor i punëve i fshihet detyrës e ja hedh atë në kurriz Bledi Çuçit !

Kjo nuk ka ngjarë tjetër kund në kësi rrethanash !

Ndaj të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm i shqetëson papërgjegjëshmëria dhe niveli i seriozitetit të kësaj qeverie dhe kreut anarkist të saj, si deduktorë që e shtojnë rrezikun dhe pasojën fatkeqe që vërtet vjen nga pabesia e natyrës por rëndohet nga paaftësia, papërgjegjëshmëria dhe cinizmi dehuman i një qeveria që prodhon vetëm kaos e anarki në çdo rast. Edhe në fatkeqësi !”- shkruan Nishani.

Next Post
Marrëveshja me EUROJUST, Soreca: Hap i madh për hetime dhe ndjekje penale të krimit të organizuar

Tërmeti/Ambasadori Soreca: Jemi pranë shqiptarëve , kemi në terren një ekip prej 50 inxhinierësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In