• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-presidenti i Palace, Jordan: Kujdes Manchester me Ole Gunnar Solskjaer

by Java News
28/12/2018 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ole Gunnar Solskjaer nuk është një gjeni taktik dhe emërimi i tij si trajner definitive do të ishte një shkatërrim për Manchester United, të paktën sipas versionit të Simon Jordan, ish-presidentit të Crystal Palace. Solskjaer duket se ka ringritur optimizmin dhe pozitivitetin në “Old Trafford”, pas dështimit të Jose Mourinho, duke hipotekuar dy fitore të njëpasnjëshme në debutimin e tij në transfertë, sikurse dhe në shtëpi, respektivisht ndaj Cardif 5-1 dhe ndaj Huddersfield me rezultatin 3-1.

Legjenda e klubit u thërrit në kushte emergjence për të zëvendësuar përkohësisht Mourinhon e shkarkuar, të paktën deri në përfundim të sezonit, kur United do të emërojë trajnerin definitiv në merkaton e verës. Mes favoritëve më të përfolur, Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri, nuk përjashtohet as rikonfirmimi i vetë Solskjaer, në rast se norvegjezi do të surprizojë me ndonjë sukses të paimagjinuar në këtë gjysmë të dytë të sezonit.

Por ish-presidenti i Crystal Palace, Jordan beson rikonfirmimi i Solskjaer do të ishte një gabim fatal, duke pretenduar se norvegjezi nuk po bën asgjë që çdokush me gjysmë truri dhe që mer vesh nga futbolli, nuk do të bënte në “Old Trafford”. “Solskjaer nuk mund të humbasë.

Ai do të shkojë gjithmonë në atë derë, duke zgjedhur futbollistët më të mëdhenj, nuk do të bëjë asnjë zgjedhje anti-popullore, nuk do të jetë pjesë e asnjë konfrontimi, kështu që të gjithë futbollistët që ndiheshin të dhunuar e keqpërdorur, apo jo aq të rëndësishëm, nuk do tu shklen më veshët. Kjo e gjitha ka lidhje me futbollistët, bëhet fjalë për dikë që hyn në një ambient vetëm duke qenë i aftë të ngrejë humorin, dhe nëse kjo kushton £2 milionë os £3 milionë për gjashtë muaj, nuk di çfarë të them për futbollin”, u shpreh ish-presidenti i Crystal Palace.

“Por nuk është surprizë për mua që ata mundën Cardiff dhe Huddersfield. Nuk më çudit që Pogba ka veshur sërish këpucët dhe po luan, sepse të gjithë po marrin atë që donin. Unë mendoj se Ole Gunnar Solskjaer nuk është një gjeni taktik, ai nuk po bën asgjë që dikush me gjysmë truri por që mer vesh pak nga futbolli, nuk do ta bënte gjithashtu, të japë lajme pozitive. Ata fëmijë në dhomën e zhveshjes duan të dëgjojnë vetëm fjalë të mirë, nuk duan të dëgjojnë për realitetin.

Fatkeqësia më e madhe që mund të ndodhë për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United, është nëse norvegjezi konfirmohet në atë detyrë për një periudhë afatgjatë. Njëlloj sikurse ndodhi me Roberto Di Matteo te Chelsea, nëse fiton diçka me rëndësi dhe duhet mbajtur aty kundër dëshirës së vërtetë të klubit dhe më pas përzihet, kjo është gjëja më e keqe për atë dhe klubin”, deklaroi Jordan, përgatiti Bota Sot. (b.an)

Next Post
42 të vdekur nga aksidentet në ditën e parë të festave

42 të vdekur nga aksidentet në ditën e parë të festave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In