Ish- presidenti amerikan George H.W Bush e ka thyer një kockë të qafës pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Kennebunkport, Maine.
91 vjeçari është shtruar në spitalin e Portlandit “Maine Medical Center”. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter edhe zëdhënësi, Jim McGrath.
Bush, muajin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 91.