• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-polici në Laç u ekzekutua nga vrasës me pagesë nga Fieri/ Forcat speciale në kërkim të armës së krimit dhe autorëve

by Java News
03/11/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutimi i ish-efektivit të Xhelal Reçi, 2 ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor dhe hetimet vazhdojnë. Forcat kryesore të hetuesve janë përqendruar tek veprimtaria e të birit Besnikut.

Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij. Hetuesit kanë dyshime të forta se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti “Toyota” e përdorur nga autoret për të kryer krimin.

Pasi kanë djegur automjetin në afërsi të Lumit Mat në Milot, autoret janë pritur nga një makinë tjeter dhe mendohet të jenë larguar në drejtim të Shkodrës. Sipas burimeve grupi hetimor ka sekuestruar nja sërë kamerash sigurie të bizneseve në rrugët dytësore dhe përgjatë superstradës të cilët do të analizohen për të parë lëvizjet, pas ngjarje së ndodhur.

Ndërkohë prej dy ditësh forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në një numër të madh banesash në Kurbin dhe zona të tjera, por pa arritur të gjejnë autoret apo dhe armën e krimit.

Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa biznese, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështirë, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore. Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa greke.

Mjeti i gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë prove që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

Autorët duket se kanë qenë duke e ndjekur dhe shfrytëzuan momentin kur ai zbriti nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë! Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve! Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse.

g.kosovari

Next Post
“Katrori i Pushtetit”, ndez një dritë reflektimi mbi të ardhmen që duam të kemi

“Katrori i Pushtetit”, ndez një dritë reflektimi mbi të ardhmen që duam të kemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In