Edhe grupimi rebel kolumbian, FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) e meritonte çmimin Nobel për Paqen?
“Po, mendoj se po”, deklaroi Ingrid Betancourt, ish-pengu franko-kolumbian i FARC-ut në Kolumbi, pasi ky çmim iu dha presidentit të vendit, Juan Manuel Santos.
E intervistuar menjëherë nga I-Tele, Betancourt nuk arriti t’i përmbante lotët dhe shprehu mirënjohje për Oslon.
“Jam optimiste për të ardhmen”, deklaroi ajo. Ingrid Betancourt ka qenë senatore dhe aktiviste kundër korrupsionit. Më 23 shkurt 2002, ajo u mor peng nga FARC-u për më shumë se pesë vjet, përgatiti Koha. (b.an)