Ish-miss Bum Bum: Ja çfarë bëri Cristiano Ronaldo me mua…
Ish-miss Bum Bum, Andressa Urach, e cila ka qenë e shtruar për një kohë të gjatë në spital prej infeksionit të shkaktuar nga ndërhyrja estetike, ka bërë një autobiografi, sipas saj me anektoda pikante. Urach pretendon se ka qenë në një marrëdhënie me Cristiano Ronaldon. Kur janë takuar së bashku, ish-kampioni portugez, i ‘Topit të Artë’, ka qenë ende i fejuar me modelen Irina Shayk.
Në libër është folur për momentet e takimit të tyre, e deri në natën e kaluar në dhomën e shtratit. “Isha në një ashensor privat- konfirmon Urach -dhe zemra ime ndali. Kur dera u hap, u gjenda përballë Cristiano Ronaldos. Më buzëqeshi, më ftoi që të futesha në ashensor dhe pas kësaj patëm një raport seksual, por në krevat nuk ishte shumë agresiv”. Gjithçka nisi sepse gruaja me të pasmet e provokuese, kishte si interes që të bënte një fotografi me kampionin e futbollit, me qëllim që të njihej në publik e të niste karrierën. Më kërkesën për të bërë fotografi, nisën edhe takimet. Andressa do ta kishte marrë fotografinë, por vetëm pas disa kushteve. Urach ka shkruar për jetën e saj private dhe problemet me paratë, seksin dhe frikën se mund të përfundonte në spiralen e drogës. Më pas qëndroi një kohë të gjatë në spital prej një infeksioni, shkaktuar nga kirurgjia estetike. Në fund, dëshira për të nisur besimin në Zot. “Të vdesësh për të rinisur jetë”, është titulli i autobiografisë.










