Ish-ministrja e arsimit Mirela Karabina foli në lidhje me fushatën zgjedhore dhe për situatën në PD.
Në një intervistë për Euronews Albania , theksoi se Roland Bejko është i vetmi kandidat i dalë nga PD-së për kryetar bashkie në Tiranë pasi sipas saj Belind Këlliçi kandidon nën siglën e një partie tjetër.
Ajo e konsideron amoral vendimin e Këlliçit për të kandiduar në siglën e PL-së.
“Është një kandidat i PD-së, është Roland Bejko. Belind Këlliçi nuk është i PD-së, ai është futur në një sigël tjetër e aq më tepër të një partie të majtë, pra në Partinë e Lirisë. Të dalësh nga PD dhe të shkosh në zgjedhjet vendore është amorale. PL do të forcohet e PD do të dobësohet. PD sot është vënë në një pozicion të vështirë”- tha ajo.
/s.f