Ish ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan. Dervishaj pas daljes nga Krimet e Rënda nuk ka pranuar të komentojë, duke thënë se: “S’kam asnjë koment për deklaratën”.
Sipas Prokurorisë, dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan arrin në 37 milion dollarë. Ndërsa sipas një auditi të Ministrisë së Infrastrukturës, dëmi është në 54 milion euro. Prokurorët thonë se kontrata e autostradës është amenduar 12 herë në kundërshtim me ligjin, për qëllime përfitimi.