Serbia thotë se Kosova tash ka gjasa më të vogla për anëtarësim në UNESCO seç kishte më 2015
Prishtina për shkak të rrethanave të ndryshuara ndërkombëtare ka më pak gjasa për të hyrë në UNESCO sesa në vitin 2015 kur oferta e saj e anëtarësimit u refuzua.
Kështu ka vlerësuar ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, në një intervistë për “Veçernje Novosti”.
Ai tha perspektivat për hyrje në UNESCO nuk janë të mira për Prishtinën për momentin, por shtoi se është e vështirë të vlerësohet nëse tendenca aktuale do të vazhdojë dhe se çfarë situate do të jetë në atë organizatë në 2019, kur anëtarësimi i Kosovës është në agjendë, përgatiti Koha. (b.an)










