• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ministri Rashiq: Palët në Kosovë s’kanë fare vullnet për Asociacionin

by Java News
22/12/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë Progresive Serbe, thotë për “Zërin” se pala kosovare dhe ajo serbe nuk kanë vullnet që të punojnë në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Sipas tij, deri në gjysmën e vitit të ardhshëm nuk do të ketë as takime lidhur me këtë çështje.

Ndonëse Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe u nënshkrua para më shumë se dy vjetësh ende nuk dihet asnjë periudhe se kur do të nisë themelimi i kësaj bashkësie.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të përfaqësuesve serbë që Asociacioni të formohet sa më shpejt, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Përkundrazi, nga ekzekutivi (duke mos treguar) kanë thënë se Asociacioni do të formohet në një afat optimal.

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e Beogradit dhe të Listës Serbe në Kosovë po vazhdojnë ta ngrenë si çështje Asociacionin, përfaqësues të partive të tjera serbe në Kosovë konsiderojnë se këto deklarata po bëhen vetëm sa për konsum medial. Madje, ata shprehen të vendosur se deri në gjysmën e vitit të ardhshëm nuk do të ketë kurrfarë takimi mes palëve për këtë marrëveshje e lëre më finalizim të saj.

Nga ana tjetër, gjersa përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosja” e cilësojnë si antikushtetuese këtë Marrëveshje, ata të LDK-së vlerësojnë se Qeveria e re ka dështuar lidhur me çështjen e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Qeveria: Asociacioni, në afat optimal

 Qeveria e Kosovës, duke mos treguar se kur do të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet në bazë të verdiktit të Kushtetueses. “Do të themelohet në afat optimal dhe në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet shkurt në përgjigjen e Qeverisë dhënë “Zërit”.

Ndërkaq kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka qenë ajo e cila para pak ditësh në Bruksel ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Një gjë të tillë Bërnabiq e ka bërë të ditur pas takimit që pati atje (me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe me shefen e Diplomacisë së BE-së, Frederika Mogherini), përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Huqet e tmerrshme dhe të besuarit e diktatorit”, rrëfimi i mjekut të Enver Hoxhës për diktatorin

Akuzat për helmimin e Enverit dhe arsyet e përçarjes së familjes Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In