• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-Ministri i PD, Mustafaj: Se di nëse Berisha duhet të jetë më në lista si deputet!

by Java News
02/01/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka hedhur pikat e para të programit qeverisës, i dalë siç ka thënë Basha pas 3 vitesh takime intensive në çdo zonë të vendit, por ende nuk ka ndarë me opinionin publik ekipin me të cilin do të kërkojë votën e shqiptarëve. Skuadra drejtuese në këto 3 vjet ka ndryshuar herë pas here, dikush ka rënë një tjetër është ngritur dhe Lulzim Basha ende nuk ka përcaktuar fytyrën e ekipit të tij me të cilët synon pushtetin. Sugjerimi i Besnik Mustafaj për kreun e Partisë Demokratike është t’i tregojë kufirin Berishës.

Mustafaj: “Berisha ka deklaruar se nuk ndërhyn, por njëkohësisht mendoj se Basha duke mos qenë pjesë e lidershipit të historisë së PD qysh në fillim, dhe personalitetin e fortë, Basha ka kompleksin e historisë siç e kanë krejt te rinjtë. Por më shumë se kompleks ka qenë ndikim i një marrëdhënie dhe respekti të ekzagjeruar nga ana e Bashës. Unë Bashës i kam sygjeruar që duhet t’i tregojë kufirin Berishës. Unë nuk besoj se njerëzit duhet të largohen vetë nga politika. Kur e kanë kryer ciklin e tyre, duhet t’i tregohet vendi me votë dhe nga lidershipi i ri. Fakt është se Berisha ka bërë opozitë të fortë, ka qenë kompensim i madh për cilesinë e grupit parlamentar. Ka pas një ndikim në disa momente kyçe, le të kujtojmë këtu denoncime të mëdha që ka bërë dhe forca goditëse i ka shërbyer rolit që ka opozita. Nuk jam në gjendje t’i them Bashës nëqoftëse duhet të jetë Berisha në listat e reja. Nëqoftëse nuk do jetë me kë do ta zëvendësojë, nëqoftëse do të jetë si do mbahet nën kontroll. Janë gjëra qe duhet t’i zgjedh kryetari”.

Besnik Mustafaj pohon per “Ora” se Basha është distancuar shpesh nga keqeverisja me akte të vlerësuara dhe mirëptitura nga publiku.Por ai e këshillon Bashën të mos shpenzojë shumë kohë me kërkim ndjese.

Mustafaj: “Basha është distancuar në shumë raste nga keqqeverisja. E ndjen se trashëgimia duhet gjykuar politikisht për t’i shërbyer të ardhmes. Në këtë kuptim Basha ka bërë gjeste të mirëpritura nga opinioni publik. Por kjo nuk duhet t’i marrë kohë. Mea culpa, ai tani është në periudhen e shfaqjes se alternativave për të krijuar besim te shqiptarët”.

Për besnikët e lidershipit të zgjedhur nga Basha, Besnik Mustafaj mendon se meritojnë një reflektim.

Mustafaj: “Nuk bëj biografinë. Por nëqoftëse sondazhet japin ende rezultate të dobëta për kupolën, pergjegjësi ka dhe ky lidership i zgjedhur nga Basha bashkë me Bashën. Do të thotë që zgjedhjet nuk kanë qenë të duhura, ky fakt duhet ta shtyjë për reflektim të fortë”.

ma.me

Next Post
Foto/ Surprizë franceze për shqiptarët, urimi nga Harku i Triumfit

Foto/ Surprizë franceze për shqiptarët, urimi nga Harku i Triumfit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In