• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish- ministri, Mustafaj: Lulzim je i humbur! Po ndërton opozitë pretekstesh

by Java News
05/10/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj e ka cilësuar një pretekst sjelljen e opozitës sot, për të bllokuar punimet në seancën plenare. Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Mustafaj theksoi se kjo sjellje nuk prodhon politikë, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje për kolegët e tij të PD-së. Ai nënvizoi faktin se këto lloj tensionesh të opozitës që ndodhin në Kuvend, i interesojnë kryeministrit Rama si dhe qeverisë.

“Situatën në PD e shoh si një rënie në greminë. Thelbi i PD është i kërcënuar, e shoh më shumë sesa një udhëkryq. Bashikimi në një front opozitar është emergjent.

Ne kemi dy lider të partive, Bashën dhe Kryemadhin, që janë shprehur me të njëjtat terma, por mbetet retorikë përsa kohë nuk ndërtohet një program bashkëveprimi. Duhet të jetë një mënyrë organizimi në mënyrë që vendimet dhe çështjet e caktuara të merren. Kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, njëra parti mori pjesë, njëra jo. Është një mungesë totale serioziteti.

Nuk i shkon PD, që është partia e parë dhe ka qenë në qeveri dhe opozitë, dhe si shkon që të bëjë këto papjekuri në skenën politike. Dhe LSI duhet të sillet si një parti që njeh marrëveshjet. Është shumë e vështirë që të japësh këshilla për tension të panevojshëm.

Kjo zgjidhet në konferencën e Kryetarëve, mbi bazën e vendimi vazhdon seanca. Këto lloj tensionesh i interesojmë më shumë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, sesa opozitës. Ndërtimi i opozitës mbi pretekste, është e humbur. Është si të bësh petulla me ujë”, tha Mustafaj.

Po ashtu, Mustafaj u ndal edhe tek lëvizja e re brenda PD-së, ku janë bashkuar kritikët e Bashës. Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka një lider.

“Lëvizja i ka dërguar një dokument lidershipit, ku i kërkojmë mënyrën se si të ruhet koezioni i PD dhe të ruhet statusi, ndërsa kryetari të fitojë legjitimitet.

Po ashtu, të rikthehen në gjirin e PD mijëra anëtarë të ftohur, apo të larguar nga PD. Do ndërtojmë së bashku një strategji veprimi. Marshi i veprimit ku mund të veprojmë ne, zgjerohet. Bashkimi i forcave, për të ringritur PD.

Nëse do të ketë shurdhëri siç kanë qenë deri tani, që nga 25 qershori e këtej, atëherë miqtë e mi janë të pritur (Patozi dhe grupi i tij) kanë ndërmend që të takohen me demokratët në bazë, për të diskutuar problematikat e PD. Lider nuk ka (lëvizja e re).

Më i identifikuara nga të gjithë është Patozi, pavarësisht se ai nuk u përfshi në fushatën për kryetar. Në një farë mënyrë jemi të gjithë aktiv. Në fushatë isha unë monitoruesi i takimeve në rrethe, por për arsye të nivelit të angazhimit tim politik, nuk mund të jem.

Nuk është puna që të zgjedhjesh një lider paralel, por të zgjedhim një alternativ. Bashkimi i PD dhe ringritja e saj cilësore dhe numerike dhe rrjeti i saj kapilar për t’i qëndruar përball kësaj qeverie. Votat për kryetarin janë numëruar sipas parimit të kryetarit.”, pohoi Besnik Mustafaj.

Mes të tjerash ai kritikoi qëndrimin e sotëm të kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke shtuar se ai nuk duhet të bëjë rolin e arbitrit.

“Gjykimi është një gjë e tepruar, por shija është e keqe. Në këtë kohë kur kemi një qeveri të keqe, kur kemi një periudhë të vështirë për vendin, edhe Shqipëria pret që t’i trajtohet me seriozitet nga opozita, merren me pretekste. Kjo nuk prodhon politikë, këtë ua them me keqardhje kolegëve të mi të PD-së.

Duhet të ruajnë durimin e zotit Pjeter Arbnori, ai nuk e humbi kurrë durimin. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë me durim të madh, nuk duhet të jetë si arbitër, për të penalizuar lojtarët. Ai dëmton seancën, dhe parlamentarizim. Unë nuk ja miratoj këtë sjellje për legjitimitetin e rregullores”, tha Mustafaj.

ma.me

Next Post
Celularët kontrabandë çojnë në pranga pesë durrsakët

Celularët kontrabandë çojnë në pranga pesë durrsakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In