• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm Jeremiç: Vuçiç donte shkëmbim territoresh me Kosovën

by Java News
02/04/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar shkëmbim territoresh si zgjidhje për çështjen e Kosovës, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.Në një takim të Partisë Popullore, president i së cilës është, Jeremiq ka thënë se Vuçiqi ka ofruar jugun e Serbisë në shkëmbim për veriun e Kosovës, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk ka ofruar asgjë tjetër “përveçqë të nënshkruhet marrëveshja me të cilën Kosova do të hynte në OKB”, raportojnë mediat në Serbi, përcjell Koha.net.

Jeremiqi ka hedhur poshtë kritikat se gabimet e Serbisë në raport me Kosovën janë bërë para 10 vjetësh, kur ai ishte shef i diplomacisë serbe, por ka theksuar se gabimi më i madh është bërë në vitet 1998-1999, kur për shkak të politikës së pushtetit të atëhershëm ka pasuar bombardime, dhe më pas tërheqja e Serbisë nga Kosova.

Jeremiq ka thënë se Beogradi i ka përmbushur të gjitha kushtet nga Marrëveshja e Brukselit, por në shkëmbim nuk ka fituar asgjë, “përveç premtimit për një Asociacion mjaft të dobët, e as kjo nuk është zbatuar”.

“Pas disfatës së diplomacisë së Qeverisë, vijmë në situatën kur duhet dorëzuar një gjë – ulësja e Kosovës në OKB. Dhe tani kjo i është vendosur në tavolinë Serbisë, përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Jeremiq.

Ai tutje ka thënë se në Serbi ka ndodhur “bashkëdyzimi i shtetit me krimin e organizuar” dhe se ky bashkim ka nisur në veri të Kosovës, “ku është suspenduar shteti, të cilin më pas e ka zëvendësuar krimi i organizuar”.

“Tani kriminelët që e kanë zëvendësuar shtetin në veri të Kosovës kanë nisur të funksionojnë edhe në pjesë të tjera të Serbisë”, ka thënë Jeremiq. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Çudia në Durrës, kapen nga burri, çifti i dashnorëve shtrihen në rrugë si të dehur

VIDEO/ Çudia në Durrës, kapen nga burri, çifti i dashnorëve shtrihen në rrugë si të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In