• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i Jashtëm: Dëbimi i 2 diplomatëve rusë nga Tirana, lëvizje detyruese ndaj NATO-s

by Java News
26/03/2018 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatë rusë në vijim të sanksioneve të marra nga të gjitha vendet e NATO-s pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani, gjë për të cilën akuzohet Moska, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një prononcim për Report tv deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se vendimi është një detyrim për Shqipërinë, pasi është anëtare e NAT0-s.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është e detyruar të solidarizohet me vendet e NATO-s, aq më tepër kur cenohet sovraniteti i njërit prej këtyre vendeve, është një detyrë dhe obligim për ne. Ne e kemi deklaruar, që në cështjet e sigurisë ne do të ndjekim vetëm SHBA. Pra këtu kemi të bëjmë me cështje sigurie dhe qëndrim amerikan dhe numri i konsiderueshëm vendesh anëtare të NATO-s. Nuk është thjeshtë dëshirë, por obligim për nivelet e sigurisë, prandaj e konsideroj një hap normal” tha ai.

Largimi i dy diplomatëve rusë, ngre pyetjen nëse kërcënohet Shqipëria? “Problemet e kërcënimit janë më shumë se për Shqipërinë, diskutohen në bllok për të gjitha vendet e NATO-s dhe derisa merren vendime të tilla, tregon se gjendja është serioze dhe duhet një reagim serioz, për të frenuar cdo element agresiv ndaj bllokut të NATO-s” deklaron Tritan Shehu.

Por a do të ndikojë ky vendim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë? Shehu thotë se kjo është një lëvizje në bllok e të gjitha vendeve të NAT0-s. “Çështjet nuk shtrohen sa do të ndikojë në marrëdhëniet tona me Rusinë, vendimet janë në bllok dhe zgjidhen në bllok. Rëndësi ka që ne të reagojmë në bllok”.

Shqipëria shqiptare shpalli sot ‘non grata’ dy diplomatë rusë. Me vendimin e sotëm Shqipëria iu bashkua vendeve të aleancës së NATO-s, që vendosën sanksionet pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se veprimtaria e dy diplomatëve rusë në Shqipëri nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik. Nota verbale i është komunikuar ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin.

ma.me

Next Post
Pas diplomatëve, SHBA dëbon edhe 11 agjentë të FSB-së ruse

Pas diplomatëve, SHBA dëbon edhe 11 agjentë të FSB-së ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In