• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Beqja: Ja pse vendet e “pasura” u goditën më shumë nga koronavirusi

by Java News
21/04/2020 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka deklaruar në një intervistë për Abc Neës se arsyeja pse vendet e mëdha janë më të prekurat nga koronavirusi është modeli i spitaleve dhe përqëndrimi tek sëmundja dhe jo tek shëndeti.

Ai tha se vendet më pak të zhvilluara kanë një model të vjetër shëndetësor, të paorientuar nga kirurgjia plastike.

“Ajo që kam vënë re është se vendet e zhvilluara janë edhe vendet më të prekura. Mendoj se ka të bëjë me modelin e spitaleve. Vendet e pasura kanë pasur mundësi të paguajë dhe janë orientuar nga kirurgjitë dhe janë larguar nga sëmundjet e territorit.

Kjo është e para them unë, fokusi tek sëmundja por jo tek shëndeti. Ne pamë që sëmundja është komunitare. Mjekët e familjes në këtë vend janë një lloj portieri.

Vendet më pak të zhvilluara kanë ende një lloj trashëgimie nga modeli i vjetër shëndetësor”, tha Beqja.

Beqja gjithashtu tha se një tjetër arsye është edhe situata politike e vendeve dhe lidershipi duke hequr paralelizma mes SHBA një vend me një president që nuk mbështetet masivisht tek populli dhe Gjermanisë me në krye një kancelare me pushtet tashmë të konsoliduar.

“Vendet e G-7, Itali Lombardia është goditur më shumë, dhe New Yorku. Mendoj se mund të ketë të bëjë edhe situata politike e këtyre vendeve.  Gjermania ka një sistem politik më të konsoliduar.

Në Amerikë, ardhja e Trump e ka bërë jeta e amerikanëve shumë më partizane. Po ashtu edhe në vendet e tjera mesazhi politik nuk ka qenë i unifikuar. Unë besoj se virusi ka qenë njësoj agresiv. Shqipërinë e dimë shumë mirë çfarë takatesh ka vendi ynë. Në Shqipëri nga rasti i parë deri në marrjen e masave ka kaluar vetëm një orë. Italia u vonua shumë. Gurvenatorët demokratë në Amerikë e kanë lexuar ndryshe presidentin Trump. Në Milano, Conte e mbylli, por milanezët dolën.

Ne jemi sot i gjithë njerëzimi përpara një trileme, ekonomia, individi dhe liritë. SHBA kanë zgjedhjet në nëntor. Nëse Trump ka miliona të papunë ka hallin pragmatik. Në Shqipëri unë nuk shqetësohem për atë që ndodh në vend, sa për atë që ndodh në kufij. Nëse mendojmë se po e shtrëngojmë ekonominë duhen të kemi parasysh se nëse hapim shërbimet do shpenzojmë kursimet dhe në vjeshtë nuk kemi më asgjë”, u shpreh Beqja.

Next Post
Paralajmërimi i drejtorit të OBSH-së për politikën: Mos luani me zjarrin!

Paralajmërimi i drejtorit të OBSH-së për politikën: Mos luani me zjarrin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In