• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-ministri i PD Rusmali, ekspert i Manjanit për Reformën në Drejtësi

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali është rikthyer në fushën e tij më të fortë, atë të drejtësisë, por kësaj radhe jo më si një përfaqësues i demokratëve. Ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani e ka përzgjedhur atë si një prej ekspertëve të pavarur që do të përfaqësojë ministrinë në tryezat e përbashkëta të ekspertëve teknikë ndërpartiakë për reformën në drejtësi, kjo e konfirmuar zyrtarisht për “Shqiptarja.com” nga ministria. Pas një kohe të gjatë tërheqjeje nga politika, Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve do të jetë përballë dhe përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.

I renditur i 17-ti në listën emërore të kandidatëve të PD për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ë, bëri që Ilir Rusmali të mos zgjidhej për të tretën herë radhazi deputet i Partisë Demokratike. Nga ky moment nisi edhe ftohja e Rusmalit me PD. Prej dy vitesh, Ilir Rusmali ka shkëputur çdo kontakt me Partinë Demokratike, duke iu rikthyer aktivitetit të tij privat si avokat. Pas rekomandimeve paraprake të Komisionit të Venecias, në bashkëpunim me misionin amerikan OPDAT, dhe atij të Bashkimit Evropian EURALIUS, palët politike kanë gjetur konsensusin për të punuar së bashku në nivel ekspertësh dhe po zhvillojnë takime intensive për të arritur një draft të përbashkët, i cili të reflektojë edhe rekomandimet e Venecias.

Një takim i tillë u zhvillua dje në pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim, PS përfaqësohet nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.

Në janar ekspertë të këtij komisioni do të mbërrijnë në Tiranë, për të ballafaquar sugjerimet e tyre me ato reflektime që ekspertët partiakë dhe ata të ministrisë së drejtësisë do të arrijnë të bëjnë. Në muajin shkurt, do të mbërrijë në Tiranë, komisionari për zgjerimin, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan. Të dy politikanët e Brukselit, do të mbërrijnë për të dhënë dorën e fundit negociatave politike që do të vendosin përfundimisht përmbylljen e reformës në drejtësi./Shqiptarja

Next Post

Albin Kurti: Policia kishte vendosur eliminimin fizik më 28 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In