Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani deklaron se personat që shkatqërruan dosjen 184, e cila flet për shit-blerjen e votave në Dibër, janë ata që ia dhanë medias materialet.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se tashmë as SPAK nuk ka çfarë t’i bëjë dosjes në fjalë.
Postimi i Manjanit:
Dosjen 184 e ka shkatërruar ai/ajo që i dha medias materialet audio-përgjimit.
Pa asnjë dyshim që është kështu!
Por nuk është faji i medias,dmth i BILD! Absolutisht jo! Përgjegjësia duhet kërkuar tek ai/ajo që i ofroi materialet për publikim.
Nxjerrja në publik praktikisht e shkatërroi mundësinë për hetim profesional. Ndaj sot prokuroria e gjykata, cilado qoftë, nuk ka ça të bëjë.
As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më!
Pyetja reale mbi këtë çështje është kush në Prokurorinë e Përgjitshme ose Ministrinë e Brendshme (ty dyja kanë akses në serverin e përgjimeve) e ka bërë këtë gjë?!
Hetimi që u çel për këtë gjë, nuk dëgjuam të kishte ndonjë rezultat. Zakonisht kur has sharra në gozhdë, kështu ndodh…
Logjika ta do që nxjerrjen e audio-përfjimeve në publik ta ketë bërë dikush, që ka dashur ti “mbrojë ligjërisht” qoftë edhe duke i sulmuar publikisht personazhet e rënë në grackën e përgjimeve.
Këtë bindje kam duke patur parasysh mënyrën sesi funksionon teknikisht procedura e përgjimeve, por edhe interesat e palëve në këtë proces.











