Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka shkelur ligjin duke u shfaqur krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve tek Pirama.
“Siç e thamë, ska rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë.
Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja.
Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën.
Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral.
Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij.
Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave”, shkruan Manjani.
/a.r