• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i LSI sulmon Palmerin: SHBA na ofron një zhgënjim, të cilin e kemi vetë me bollëk. Pse Amerika nuk i heq vizat

by Java News
02/07/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Euroaziatike, Matthew Palmer  për çështjet që lidhen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan për “3 haberë, siç i quan ai, që vijnë nga Amerika”. E para që SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E dyta heqja e vizave për Kosovën nga BE dhe e treta ka të bëjë më raportin e DASH ku thuhej se “Shqipëria nuk ka as standardet minimale për të luftuar drogën e trafiqet”.

Për Manjanin, të treja këto mesazh qëndrojnë, por ai nuk beson që Palmer të jetë e zhgënjyer nga vendimi i BE për Shqipërinë.

Postimi i plote i Manjanit:

3 habere nga Amerika.

1.Zoti Palmer tha dje se “… SHBA janë të zhgënjyer pse BE nuk i çeli negociatat Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”. (…)

2.Po dje, Zoti Palmer tha se “…BE duhet të heqë vizat Kosovës”. (….)

3.Gjithashtu dje u lëshua edhe raporti vjetor i DASH (vendit ku merr rrogën Palmeri), ku thuhej se “Shqipëria nuk ka as standardet minimale për të luftuar drogën e trafiqet” (….)

Të tre mesazhet qëndrojnë. I kemi në të gjithë në kurriz dhe i mbajmë me kosto të jashtëzakonshme.

Por që të besoj se Palmeri na qenka “i zhgënjyer” e kam të pamundur.

Janë disa çështje që BE nuk i toleron aq kollaj. Le pastaj ti mbështesë siç ka bërë zoti Palmer. Fjala vjen zgjedhjet moniste, kriminalizimin me zor të opozitës, shkatërrimin e pushtetit gjyqsor apo lëbizjet e kufinjve ndërmjet shteteve si pa gjë të keq, të cilat i ka mbështetur Palmeri, BE i ka të papranueshme. Them BE e shtetet e saj jo detyrimisht Giggi e ndonjë shok e shoqe tjetër…

Së dyti, BE jo vetëm nuk toleron por e ka në kurriz ekonominë e drogës dhe të trafiqeve me të cilën mbijeton Shqipëria. Ndërkohë që kjo ekonomi zhvillohet nën vëzhgimin e rrepte e të detajuar të shtetit të zotit Palmer.  Por ky i fundit nuk ka asnjë fjalë për të thënë.

Së treti, zoti Palmer dhe ambasada këtu nuk janë korrekt as me raportin zyrtar të DASH, në ato që thonë. Tjetër thonë e tjetër gjë lënë me shkrim. DASH thotë ka drogë, zyrtarët e tij thonë ka reformë e progres….

Së fundi, zotit Palmer nuk i shkon hiç të shqetësohet për vizat e shqiptarëve të Kosovës në BE, për sa kohë që Ai dhe shteti i tij i vënë viza të gjithë shqiptarëve kudo që janë. As që u shkon mendja ti heqin vizat që kanë vetë në dorë, por u shqetësokan për viza që lëshon Europa!!!

Edhe aleatë edhe me viza nuk shkon!

Nejse në gjithë haberet e djeshme një gjë del qartë, se kjo Amerika nuk paska gjë në dorë për hallet që kemi. Thjesht na ofron një zhgënjim, të cilin e kemi vetë me bollëk./m.j

Next Post
Teatri Kombëtar/ Edi Rama shkruan në Le Monde: “Informacioni i cunguar pashmangshëm shndërrohet në një gënjeshtër të madhe”

'Kushtetuesja' pranon 3 nga 4 kërkesat e Metës! Pezullon ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe rrëzon ligjin special

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In