• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i LSI, Manjani: Meta gaboi rëndë kur vuri bast, por pse ambasada ka të drejtë të flasë dhe…

by Java News
12/06/2021 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- Ministri i Drejtësisë në siglën e LSI, në Qeverinë e pare te Ramës, Ylli Manjani përballë Presidentit Ilir Meta është vënë në pozicionin tërhiq e mos këput.

Të paktën kështu duket në deklarimet e tij që shkruan në rrjetet sociale.

Manjani ka hequr paralele, mes përdorimit të administratës nga Qeveria Rama, që ai e quan shkelje të Kushtetutës dhe deklaratave të Metës, që edhe këto janë quajtur shkelje të Kushtetutës.

Postimi i Manjanit:

Kur drejtorët e OSHE,  KESH, rrugëve, ujsjellësve, pastrim gjelbërimit; kryetarët e bashkive, drejtorët e administratorët publikë; nënpunësit e ministrive; drejtues të institucioneve jo partiake; kur policët ushtarakët e ambasadorët, marrin pjesë në fushatë, flasin e madje bëjnë vota për partinë quhet LIGJ.

Kushtetutë.

Uniteti i popullit.

Kur Presidenti thjesht bën deklarata në kohë fushate quhet KRIM. SHKELJE E KUSHTETUTËS. Dëmtim të UNITETIT. NON GRATA….

Prap mendoj se Presidenti nuk duhej të ishte përfshirë në fushatë me asnjë deklaratë. Ashtu siç mendoj se zoti Ilir Meta gaboi rëndë kur vuri bast detyrën që ushtron me rezultatin e zgjedhjeve.

Por nëse duam të jemi të drejtë në arsyetim, përse zyrtarët e shtetit paskan të drejtë të përdorin paratë e taksave për të bërë vota dhe Presidenti nuk paska të drejtë as të flasë?!

Përse Ambasada X paska të drejtë të flasë e të përfshihet në zgjedhjet e një vendi sovran dhe kryetari i shtetit të atij vendi sovran nuk paska të drejtë të flasë për zgjedhjet e shtetit që drejton?!

Kush e shkel më shumë Kushtetutën ai që flet, qoftë dhe pa etikë, apo ai që përdor burimet publike për të bërë vota?!

Çfarë llogjikë është kjo që po të jesh me Kryeministrin quhet se je me unitetin e popullit, po ta kundërshtosh je kundër unitetit?!

Njësoj, po të kundërshtosh përfshirjen e një ambasadori në zgjedhje, përse quhesh se je kundër unitetit të popullit?!!

Vetëm drejtësia politike e shitur si shumicë votash mund ta justifikojë këtë pisllëk logjik.

Drejtësia popullore është niveli më i lartë i shkatërrimit të konceptit E DREJTË.

Në drejtësinë politiko-popullore Parlamenti ngjan si sallë kooperativash ku bëhej gjyq popullor. Deputetët si kooperativistë të majmur.

E përsëris, këtu nuk flasim për personin por për Presidentin e Republikës./m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Zaptuan’ bregdetin e Durrësit, dy të arrestuar. Njëri prej tyre i dënuar më parë për drogë

VIDEO/ ‘Zaptuan’ bregdetin e Durrësit, dy të arrestuar. Njëri prej tyre i dënuar më parë për drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

January 22, 2026
Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

January 22, 2026
“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In