• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ministri i Jashtëm serb: Ndryshimi i kufijve çon drejt “Shqipërisë së Madhe”

by A R
11/08/2018 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën, për të cilin po angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, paraqet një ridefinim të kufijve.

Siç raportojnë mediat serbe, Jeremiç ka thënë se “kjo parqet një tjetërsim të përhershëm dhe me paramendim të një pjese të territorit të Serbisë”.

“Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërisë së Madhe’”, tha Jeremiç në Kragujevc, ku mori pjesë në vazhdimin e fushatës së Partisë Popullore “Një nënshkrim ndryshon gjithçka”, e cila synon mbledhjen e nënshkrimeve kundër marrëveshjes me të cilën Serbia do të lejonte ulësen në OKB për Kosovën dhe në këtë mënyrë do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq, se angazhohet për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Jeremiç u tha gazetarëve se “demarkacioni është jo kushtetues dhe thellësisht i dëmshëm dhe përbën një diktaturë të përshpejtuar, e cila vjen nga fashizmi në Serbi”, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm Serb, Jeremiq, tha se “në qoftë se shteti [Serbia], i cili ka shumë pakica etnike, vendos të bëjë demarkacionin me njërën, kjo nuk do të jetë pakica e fundit me të cilën do të bëjë demarkacionin”.

“Ky është një proces jashtëzakonisht i rrezikshëm, që do të thotë se ju filloni t’i quani kundërshtarët politikë agjentë, priftin e Manastirit të Deçanit spiun dhe tradhtar. Kjo nuk përfundon me kaq”, tha Jeremiç. Ai tha se Partia Popullore po mbledh nënshkrime kundër tërë këtyre zhvillimeve në mënyrë që atij që është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës “t’i dridhet dora”.

Next Post
Pa patentë rrugëve të Sarandës me “Honda”, procedohet 85-vjeçari

Pa patentë rrugëve të Sarandës me "Honda", procedohet 85-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In