• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-ministri Hoti tregon se për çfarë elementi s’ka ende pajtim te LDK-së me VV-në

by Java News
03/11/2019 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë dakorduar në tërësi për programin ekonomik në qeverisjen e ardhshme, pasi për dy premtimet e dhëna nga VV-ja në fushatën zgjedhore, Fondin Sovran dhe për projektet energjetike, ende nuk është arritur dakordimi me LDK-në, edhe pse ka pasur diskutime maratonike.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ish-kandidati për kryeministër dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Përafrim të marrëveshjes deri më tani, sipas udhëheqësit të Grupit punues nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka për politika të punësimit, për konkurrencë të lirë në treg, për projekte infrastrukturore dhe për çështje ambientale, teksa shtoi se janë dakorduar edhe për strukturën e qeverisë dhe strukturën e institucioneve se si do të riorganizohen në qeverinë e re.

Ish-ministri i Financave, i cili pret të ketë qeveri të re në nëntor, duke treguar se buxhetin e vitit 2020, do ta harton dhe procedon Qeveria e ardhshme, tregoi se a do të jetë sërish ministër i Financave në Qeverinë ardhshme.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, teksa foli për presionin e diplomatëve amerikanë, thotë se qasja ose shprehja si presion nuk është adekuate por është kërkesë e partnerëve tanë që Kosova sa më parë të ketë institucione që kanë dalë nga vullneti i qytetarëve më 6 tetor.

“Në masë të madhe për politikat e punësimit jemi përafrua, për politikat që sigurojnë konkurrencë të lirë të tregut kemi përafrim. Disa prej projekteve të mëdha infrastrukturore janë përafrua, mbetet të diskutohen edhe disa tema në takimet e ardhshme, siç është fusha e energjetikës që është tepër me rëndësi si pjesë e programit të zhvillimit ekonomik. Për çështjen ambientale kemi përafrim, siç është mbrojtja e ambientit dhe promovimit të zhvillimit përmes shfrytëzimit të resurseve që ofron ambienti në Kosovë. Do të bisedojmë më tutje për disa prej ideve që kanë Lëvizja Vetëvendosje dhe besoj që edhe më një takim tjetër mund t’i përafrojmë edhe këto tema. Kemi diskutuar gjerësisht (për fondin Sovran) mbetet që të diskutohet edhe në takimin e ardhshëm”, thotë Hoti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së deklaron se formula për ndarjen e posteve ministrore nuk është diskutuar. Kjo çështje sipas tij, iu takon dy liderëve politikë të dakordohen për një formulë të ndarjes së resorëve për të siguruar që të balancohen përgjegjësitë, jo pushteti, por përgjegjësitë që do t’i kenë dy subjektet brenda koalicionit qeverisës.

“Ende nuk është diskutuar për ndarjen e resorëve, ajo që është bërë është për qeverinë, është reduktimi ministrive nga 21 sa janë tash në 12. Nuk kemi mbërritur as brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë pikë (se a do të jem ministër i Financave), sepse ende nuk i dimë cilët resorë do të udhëhiqen nga Lidhja Demokratike, e tek pastaj janë diskutimet e brendshme të kryetarit me Kryesinë dhe me struktura të tjera brenda Lidhjes Demokratike për njerëzit që do të përfaqësojnë LDK-në në qeveri. Por pa dyshim që do të jenë njerëzit kompetent për të udhëhequr resorët që i takojnë… Prandaj, kemi profile më se të mjaftueshme dhe më të mira për gjithë resorët, por tash varet se si do të ndahen përgjegjësitë dhe mandej vendosim”, thotë ai.

Ish-ministri i Financave deklaron se buxhetin 2020 do ta bëj qeveria e re, i cili do të jetë vazhdimësi e projekteve që janë nisur në vitet paraprake.

Hoti shton se ajo që po bëhet tash është dakordimi i programit qeverisës për zhvillim ekonomik, për politika fiskale, për arsim, shëndetësi dhe në të gjitha politikat tjera, dhe është e natyrshme që nga ky program qeverisës të derivojë buxheti për vitin 2020 dhe për vitet në vijim.

“Duhet ta kenë të qartë të gjithë, sepse çdo gjë nuk fillon nga zero, edhe buxheti vitit 2020 do të përfshi obligimet që janë krijuar në vitet e kaluara, që do të jetë një vazhdimësi e projekteve që janë nisur ose obligimeve të ndryshme që kanë institucionet e shtetit. Ajo që është e qartë, është që buxheti I vitit 2020 do të bëhet nga Qeveria e re dhe do të miratohet nga kuvendi i ri i Republikës së Kosovës”, deklaron Hoti.

Edhe pse Hoti pati kritika për KQZ-në në zvarritjen e certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe kërkoi nga ky institucion që sa më parë të certifikohet vullneti i qytetarëve i dalë më 6 tetor, ai beson se mund të ketë qeveri të re brenda këtij muaj.

“Shpresoj se po (në nëntor), nuk ka arsye pse mos të ndodhë. Shpresoj që në momentet që i kemi rezultatet e certifikuara, ne jemi të gatshme të lëvizim shpejt. Të thërrasim mbledhjen e kuvendit dhe normalisht mandej i takon partisë së parë që të çoj përpara këtë proces”, thotë Hoti.

Ndërsa, pas takimit të katërt të Grupeve punuese për rend dhe ligj të hënën do të jetë takimi i radhës për arsim dhe shëndetësi. (Koha.net)

 

Next Post
Furtunë te burgu i Fushë Krujës/Skandali zbulohet pasi gjetën gruan që fuste hashashin

Furtunë te burgu i Fushë Krujës/Skandali zbulohet pasi gjetën gruan që fuste hashashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com