• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri francez Miterrand: Kur Rama ishte student…

by A R
27/05/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Mitterrand, ndodhet në Tiranë si  i ftuar special në Konferencën Shkencore “Kujtesa dhe letërsia”, që organizohet nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve në UET në kuadër të Ditëve Letrare të Razmës dhe për çmimin Kadare.

Me këtë rast ai ka dhënë një intervistë për “Mapo”, ku ndër të tjera flet edhe për kryeministrin Edi Rama.

Në Shqipëri kemi kryeministrin Edi Rama, shumë të dhënë pas këtij lloj komunikimi. E njihni ndoshta, është artist..

E kam njohur Edi Ramën kur ishte student në Paris dhe që prej atëherë kam me të një marrëdhënie miqësore. Nuk jemi të afërt por besoj se më ka përzemër dhe unë e admiroj jashtëzakonisht. Besoj se është i jashtëzakonshëm.

Si artis, apo si politikan?

Si artist është tej mase interesant. Ka patur ndër të tjera një ekspozitë në New York, Galerinë Goodman, që është një nga galeritë më të mira.

Por ka qenë gjatë periudhës që ka qenë kryeministër, ka patur shumë debat për këtë në Tiranë…

Por Galeria Goodman nuk e zgjodhi sepse ishte kryeministër, nuk i intereson kjo gjë. Nuk është ky problemi. Ajo ka zgjedhur një artist. Ai është një personalitet i fortë dhe është e qartë që do të kritikohet gjithmonë dhe këto kritika do të jenë në përmasat e personit të tij. Por po shikoja përsëri në mëngjes në TV, Trump me një sërë kryeministrash dhe Rama dallohej jo për shkak të gjatësisë së tij, por thjesht prej personalitetit të tij. Mundohem të jem neutral, por nuk mund të shmang, habinë nga personaliteti i këtij njeriu. Nuk e njoh aq mirë politikën shqiptare, por ajo që unë konstatoj është se Shqipëria kishte një reputacion shumë të keq për 15 vjet. Monarkinë askush nuk e njihte, diktatura e Enver Hoxhës ishte e tmerrshme, më pas nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, më pas pati probleme me refugjatët. Dhe prej disa vitesh ky imazh, ndryshon në mënyrë pozitive dhe me shumë forcë. Imazhi i Shqipërisë së sotme nuk është aspak imazhi i dikurshëm. Reputacioni i Shqipërisë ka ndryshuar krejtësisht.

Pra po sugjeroni që është një meritë apo një rrjedhojë e Ramës?

Jo vetëm kjo, mendoj se e vetmja dritë që mund të kishim nga Shqipëria, ishte vepra e Ismail Kadaresë, që krijonte të vetmen dritë që mund të kishim për Shqipërinë. Ishte interesante gjithashtu sepse më në fund tregonte se imazhet negative ishin ndoshta të rreme. Ishin shumë të forma, por ndoshta dhe të rreme, sepse si ishte e mundur që ky vend të kishte këtë imazh negative dhe të kishte krijuar një njeri kaq të jashtëzakonshëm. Por tani shumë vite më pas, figura e Kadaresë është po aq e fortë, por imazhi i Shqipërisë në vetvete është shumë herë më i mirë. Ka gjithashtu diçka që është shumë e rëndësishme, janë artistët shqiptarë apo me origjinë shqiptare që punojnë në Perëndim prej kohësh, p.sh. koreografi më i madh francez sot, Angjelin Perljocaj, është shqiptar. Pra ka një shumësi rrjetesh dhe arsyesh që shpjegojnë që imazhi i Shqipërisë është duke ndryshuar shumë shpejt në mënyrë pozitive. Ndoshta mund të çuditeni nga kjo që po ju them, por kjo është ajo çka mendoj.

Ju keni bërë edhe emisione televizive, dokumentarë, ka qenë diku subjekt, edhe Shqipëria?

Kam bërë disa gjëra për Shqipërinë kur kisha programet e mia në TV. Kam bërë një program mbi kinemanë shqiptare të periudhës së Enverit. Dhe njerëzit ishin shumë të surprizuar, nuk doja të krijoja polemika, doja të tregoja filmat dhe aktorët.

Të surprizuar përse?

Nuk dinim asgjë për Shqipërinë. Në Paris ishte Ambasada e Shqipërisë që ishte një shtëpizë e vogël, tërësisht e mbyllur, e tmerrshme. Nuk dinim hiçgjë për Shqipërinë dhe çdo herë që kishte një imazh pozitiv për të, ishte surprizë. Por në fund të fundit kishte kaq gjëra të tjera, sa në Francë, ne mund të jetonim edhe pa Shqipërinë. Pra është shumë e komplikuar. Më pas prodhuam filmin bazuar mbi “Prillin e thyer” të Kadaresë, doja ta xhiroja në Shqipëri, por ishte e pamundur dhe e xhiruam në Korsikë. Më pas jam interesuar shumë për Shqipërinë dhe sapo kam bërë një film mbi Geraldinën që do të shfaqet te kanali “Arte” për tre muaj dhe është një film që zgjat 1 orë. Flet për Geraldinën dhe periudhën midis 2 luftërave dhe titullohet pak si një përrallë “Trëndafili i Tiranës”. Është shumë i bukur dhe jam shumë i lumtur, ka shumë imazhe nga të gjitha nga arkivat.

Next Post
I zhvati 3 mln lekë një shtetasje, në kërkim i riu nga Sukthi

Durrës/ Tentoi të vrasë një grua në rrugë, prangoset shtetasi Fation Bregu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In