Ushtaraku Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, foli për “ushtrinë sekrete” të presidenti rus Vladimir Putin, sipas të cilit disa prej tyre veprojnë edhe në rajonin e veriut të Kosovës. Sipas tij, prapa çdo ngjarje në Ballkan, qëndrojnë serbët dhe synimi është shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë nga bisedat:
Demiraj: Vagner Grup është një forcë prej rreth 5-6 mijë ushtarë.
Jazexhi: Mercenarë.
Demiraj: Por që analistët perëndimorë e konsiderojnë si ushtria sekrete e Putinit. Formacion elitë por që ka pasur humbje të mëdha në Siri.
Nesho: Por që nuk kanë lidhje me qeverinë…
Demiraj: Pa diskutim që kanë lidhje me qeverinë. Nga 2014-2016 janë paguar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, pas 193 mln dollarë shpenzime, i ndërpreu. Më pas, grupi lidhi marrëveshje me Bashar Assadin, i cili do të merrte fitime nga shitja e naftës.
Zheji: Ata paguhen nga oligarkët rusë jashtë vendit…
Demiraj: Vetëm njëri prej tyre. Ka pjesëtarë që veprojnë në Mitrovicë. Këta nuk janë rusë dhe drejtohet nga një prej ish-komandantëve të Arkanit. Së dyti, kemi një lidhje midis shërbimeve sekrete serbe dhe xhandarmërisë. Gjatë kohës së zgjedhjes së Talat Xhaferrit në Maqedoni, dy persona kanë qenë nga shërbimet serbe.
Zheji: A mund të vijnë në Tiranë?
Demiraj: Sigurisht! Por që janë të identifikuar. Pjesa e Veriut jo rastësisht ka qenë nën kontrollin e këtyre elementëve. Mbrapa të gjithë këtyre skenarëve është skenari i shkëmbimit të territoreve që për mua është thelbësisht antishqiptar. (Ora news)